☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,047 ▲ +0.17% ETH $2,501 ▲ +0.17% XRP $1.3938 ▼ -1.06% SOL $109.4000 ▼ -0.6%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

Alkool, telefona dhe drogë në burgun e Fierit, procedohen shefi i policisë dhe shefi i regjimit

Dy persona janë arrestuar dhe gjashtë punonjës të Burgut të Fierit janë proceduar penalisht pas kontrolleve të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në ambientet e burgut të Fierit.

Gjatë kontrolleve u gjetën një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike në një prej dhomave të institucionit, disa telefona celularë në ambiente të përbashkëta, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e fshehur në veshjet e një të paraburgosuri.

Në pranga u vu shtetasi I.B., i dyshuar për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Ai ndodhej në paraburgim për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasi A.M., i dyshuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Sipas autoriteteve, ai është i dënuar me 12 vite burg për “Vrasje me dashje”.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj gjashtë punonjësve të IEVP Fier, mes tyre shefi i policisë, shefi i regjimit të brendshëm, një specialist policie dhe tre kontrollorë.

“Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar neni 248 i Kodit Penal, për punonjësit e IEVP Fier:1- A. H Shefi i policisë në IEVP Fier,2- N.H Shefi i regjimit te brendshëm ,3-A M specialist policie,4-A.M kontrollor5-O.K kontrollor6-R.S. kontrollor”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Njoftimi i plotë

“Në vijim të informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të përbashkëta midis Agjencisë së Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për goditjen e paligjshmërisë në Sistemin Penitenciar, sot më datë 23.05.2026 u kryen kontrolle në IEVP Fier.Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta.Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale.Në përfundim të veprimeve proceduriale në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, OPGJ të AMSEVP kreu:● Arrestimin në flagrancë të shtetasit I.B pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementët e figurës së veprës penal “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i paraburgosur në këtë IEVP për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “ parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal.● Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M. pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajta e sendeve të ndaluara në IEVP,” parashikuar nga neni 283 dhe 324/a i K. Penal. Aktualisht ky shtetas është i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të ” Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.