☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,068 ▲ +0.25% ETH $2,504 ▲ +0.31% XRP $1.3939 ▼ -0.88% SOL $109.5500 ▼ -0.19%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

Po transportonte pistoletë për qëllime trafikimi, në banesë i gjendet edhe armë gjahu me 50 fishekë! Arrestohet 29-vjeça

Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “LAST DRIVE II”, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj.

Gjatë kontrollit të makinës dhe banesës së tij, policia sekuestroi një pistoletë, një armë gjahu pa leje me 50 fishekë, automjetin, një celular dhe një bllok shënimesh me të dhëna për shuma të ndryshme parash.

Ndaj 29-vjeçarit, i dënuar më parë për trafikimin e mjeteve motorike, ka nisur edhe hetimi pasuror.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”.

Transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj, kapet në flagrancë në Kamëz dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Nis hetimi pasuror ndaj tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 50 fishekë, 1 automjet, 1 celular dhe 1 bllok shënimesh.

Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “LAST DRIVE II”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 1 celular.

Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë.

Gjithashtu, u sekuestrua 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.