Ekonomia

ALUIZNI: Gati 446 leje legalizimi në Kukës

Dega rajonale e ALUIZNI-t ne Kukes publikon listën me emrat e 446 qytetarëve të këtij qarku që kanë gati lejen e legalizimit për banesat e tyre.

aluizniiiii-fotoPërmes një njoftimi, Drejtoria rajonale dhe ajo qendrore kanë publikuar listën e qytetarëve.
“Zyra rajonale e këtij qarku u lutet qytetarëve që gjejnë emrin në listë dhe të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI-t Kukës për të bërë pagesën dhe për t’u pajisur me lejen e legalizimit për banesat e tyre”, sqarohet në njoftim. Gjithashtu, kjo zyrë njofton edhe 23 qytetarë, sipas listës së publikuar, që të paraqiten pranë kësaj drejtorie për të tërhequr Lejen e Legalizimit të printuar për banesat e tyre.
Në bazë të ligjit të ri për legalizimin e objekteve informale, kush shlyhen menjëherë detyrimin financiar përfiton një ulje prej 20% të tarifës. Po ashtu, për paraplegjikët dhe tetraplegjikët që kanë bërë vetëdeklarime, parcela ndërtimore është falas. Ulje çmimesh në bazë të ligjit të ri aplikohen edhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Nga ana tjetër, familjet që paguajnë rregullisht për një vit energjinë elektrike përfitojnë ulje tjetër 10%. E gjithë vlera e parcelës ndërtimore paguhet 50% vlerë leku dhe 50% me bono privatizimi. Ndërkaq qeveria shtyu deri më 31 janar 2015 afatin e vetëdeklarimeve për t’u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të përfshihen në procesin e legalizimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button