roze
Amal nuk është e vetmja që ka probleme me këmbët
Ajo është një juriste e njohur ndërkombëtarish, me këmbë më të holla se Bambi, flokë më të gjatë se Rapunzel, dhe e martuar me mashkullin më të bukur në botë, por edhe Amal Clooney ka thembrën e Akilit.
Xhunga në gishtin e madh të këmbës, duke iu bashkuar kështu edhe femrave të tjera të njohura të show biz-it të prekura nga ky deformim. Prej tij vuajnë Victoria Beckham dhe Catherine Zeta Jones, dhe këto deformime nuk janë shumë të mira për famën e tyre. Por këto xhunga vijnë si pasojë e trashëgimisë gjenetike dhe përdorimit të tipit të gabuar të këpucëve.