roze

Amanda Holden, nudo për kafshët

Kishte deklaruar se do të pozonte nudo vetëm për një çështje të drejtë dhe më në fund Amanda Holden e ka gjetur këtë çështje. 45-vjeçarja pozoi për herë të parë krejtësisht e zhveshur për posterin e radhës së PETA-s, shoqatës që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në foto jepet mesazhi që njerëzit të bëhen vegjetarianë, pasi nëse bëhen, mund të kenë një trup si të sajin.

“Për mua ka pasur shumë të mira. Lëkura ime është gjithmonë e shndritshme dhe nuk ndihem kurrë e fryrë”, thotë Amanda, e cila ka qenë vegjetariane që në moshën 13-vjeçare.

“Edhe kur isha më e vogël nuk më pëlqente mishi. E fusja në gojë dhe e hidhja në banjo fshehurazi. Më pas, kur kuptova se mishi vinte nga kafshët, vendosa përfundimisht që të mos e konsumoja më”, shton Amanda Holden.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button