Amazon, shpërndarja e porosive do të bëhet me dron
Gjërat që keni porositur në Amazon, së shpejti mund t’ju vijnë me dron. Kanë qenë vetë zyrtarët e kompanisë për blerje online që njoftuan për hapin më të ri që Amazon pritet të ndërmarrë për të shmangur vonesat gjatë dërgesave.
“Ne besojmë se klientët tanë do ta pëlqejnë. E kemi menduar si një mundësi të re për të shmangur vonesat e ndryshme që mund të vijnë jo për fajin tonë. Rreth 86% e produkteve që porositen nuk peshojnë më shumë se 2.3 kg. dhe droni mund ta përballojë këtë peshë”, thuhet në njoftimin e Amazon.
Sipas kompanisë, droni nuk do fluturojë më poshtë se 120 metra, ndërsa shpejtësia mund të arrijë deri në 160 km/h. Droni do përdoret për të dërguar porositë në distancë jo më pak se 16 km.
Destinacionin se ku duhet të arrijë porosia, klienti do ta cakto përmes celularit, ndërsa nëse ndryshon mendje, edhe gjatë kohës sa ai është në fluturim, atëherë mund t’i japë “urdhra” të tjerë dronit dhe ai do të shkojë në destinacionin e ri.
Ndërkohë, për të shmangur çdo lloj aksidenti dhe për të pasur një zbritje të sigurt të dronit në vendin e caktuar, do të përdoren kamerat dhe sensorët e tjerë.