Ekonomia

Ambasada Amerikane: Investitorët e Huaj që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur

Kreu i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri ka deklaruar se nevojitet qartësi dhe sundim ligji në vendin tonë.
Duke konstatuar 3 problemet kryesore, ato të informalitetit, korrupsionit dhe joefikasiteti i ligjit, kreu i FIAA bëri thirrje për nevojën e reformës në drejtësi për zgjidhjen e situatës…

Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vllahutin ka dhënë “nota alarmi” për situatën në vendin tonë, duke sinjalizuar se Shqipëria kërkon shumë punë për rritjen ekonomike. Sipas saj, “nuk ka më kohë të luhet kukafshehti”, por vendi ynë ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe të besueshme.

“Ju keni humbur shumë kohë. Duhen përpjekje për të sjellë investime të huaja në vend. Reforma në drejtësi është kyçe në këtë drejtim, pa kompromise, është jetësorë”- ka deklaruar Vlahutin.

Konferenca me titull “Reforma në Drejtësi, një parakusht për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri”, mblodhi edhe Zëvendës Shefin e Misionit të SHBA, i cili deklaroi se investitorët e huaj janë larguar nga Shqipëria.

“ Investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur.”- deklaroi David Muniz.
Nga ana tjetër, ai ka konstatuar se në vendin tonë ekzistojnë disa problematika që vështirësojnë tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane ka bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”- ka deklaruar Muniz.

Ministria e MZHETTS Milva Ekonomi ka treguar gaditshmërinë që ligjin e investimeve ta bëjmë ligjin më funksional.

“Qeveria ka marrë përsipër reforma të rëndësishme. Por, kemi nevojë për sistem drejtësie efikas. Është kyç për progresin. Ne jemi të bindur se s’duhet të ndërpresim ëndrrën europiane”- ka thënë znj. Ekonomi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button