☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.45 ▲2.26%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,778 ▼ -2.06% ETH $2,034 ▼ -3.59% XRP $1.3697 ▼ -2.96% SOL $85.5300 ▼ -3.04%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambasada e Kosovës në Bruksel: Nuk ka shtetas kosovarë të lënduar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel bën të ditur se nuk ka shtetas kosovaë të lënduar pas sulemeve të sotme terroriste në Bruksel.

Ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, në një kontakt telefonik me KosovaPress, tha se “në aeroportin kryesor të qytetit dhe në një nga metrotë në Bruksel, për momentin janë njësitet e shpëtimeve dhe ato të sigurisë së lartë të cilat po merren me pasojat dhe hetimet rreth rastit tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bruksel. Nga informatat që kemi janë një numër i personave që kanë vdekur nga këto sulme dhe shumë të tjerë që janë të lënduar. Për këto arsye ambasada e Kosovës në Bruksel ka vënë kapacitetet e saj në funksion për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen këtu. Ambasada e Kosovës në Bruksel, njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë që të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qëndrimit në hapësira publike. Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge. Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163”, thekson Ahmetaj.

Ambasadorja Ahmetaj bën të ditur se “nga informatat që ne kemi, asnjë nga qytetarët tanë nuk është lënduar nga sulmet e sotme. Po ashtu gjatë këtyre ditëve në Bruksel janë duke qëndruar dy delegacione nga Prishtina zyrtare. Një delegacion që udhëhiqet nga ministrja Edita Tahiri dhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës që udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Të dy delegacionet janë të sigurt dhe në gjendje të mirë”.

E pyetur nëse kanë pasur ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me organet e sigurisë në Bruksel, ambasadorja Ahmetaj shprehet se “tani për tani policia, ushtria dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë belge janë aktive dhe janë duke hetuar lidhur me ngjarjen. Ne deri tani nuk kemi pasur ndonjë deklaratë zyrtare rekomanduese, por presim më vonë. Por institucionet belge kanë deklaruar që të mos dilet në ambientet e hapura dhe ato të transporteve, duke evituar rreziqet e mundshme nga këta sulmues”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.