Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Kush e ka radhën?
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe Agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e Balilit duke e vlerësuar si një hao të madh për shqiptarët dhe përparimin drejt hapjes së bisedimeve me BE.
Më tej ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë. Por ambasada nuk harron pyetjen e famshme ‘kush e ka radhën’.
“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.
Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane u dorëzua sot në polici. Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu e kishte përmendur pothuajse në çdo dalje të tij emrin e Balilit duke kërkuar arrestimin.