Ambasada e SHBA-së mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës presidente: Presim me padurim të bashkëpunojmë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, siç njofton KosovaPress.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe me institucionet e Kosovës.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës, “përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, sipas KosovaPress.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.