Ambasadorët kundër draftit të PD: S’ka kohë, boll luajtët. Presim votimin
Ambasadoret me të rëndësishëm në Shqipëri kundërshtojnë draftin e ri te opozitës për amendimet kushtetuese të reformës në drejtësi.
Zëvendës ambasadori amerikan David Muniz tha se nuk ka kohe për ndryshime thelbësore.
Ndërsa ambasadorja e bashkimit evropian, Romana Vllahutin, theksoi se nuk ka më kohë për të pritur. Reforma është me e rëndësishme se disa individë te inkriminuar apo të korruptuar që duan ta pengojnë.
Muniz: “Unë i them parlamentareve është koha te miratohet kjo reforme. Edhe pse ka nevoje për negociuar deri sa te finalizohet drafti final, mund të them se është shume vone për të bërë ndryshime thelbësore ne ketë faze. Ndaj le ta përshpejtojmë këtë proces dhe të mos vonohemi me argumente të kotë”.
Vlahutin: “Ne e dimë qe ka disa grupe dhe individë qe nuk e duan ketë renome. Dhe ne i dimë arsyet. Por drejtësia do te vije edhe pse ata po bëjnë çdo përpjekje për ta shtyrë, apo vonuar. Por Shqipëria meriton me shume. Shqipëria ka vuajtur shume, ndaj mjaft me. Nuk ka më kohë për të luajtur kuka –fshehti. E ardhmja evropiane është me e rëndësishme se e disa individëve te korruptuar apo të përfshire ne krimin e organizuar. Ne po presim që kuvendi ta miratojë ketë reforme sa më parë”.
Këto deklarata përfaqësuesit diplomatikë i bënë gjatë një takimi me investitorë të huaj që operojnë në vend. Ata e vunë theksin tek drejtësia, si problemi thelbësor që pengon investimet e mëdha. Kompani të huaja kanë zgjedhur vende të tjera vetëm nga frika se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor.