☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.04 ▲0.8%
ARI 4,517 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,384 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +1.33% XRP $1.4187 ▲ +0.48% SOL $91.7800 ▲ +1.57%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.04 ▲0.8 % ARI 4,517 ▼0.78 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.04 ▲0.8 % ARI 4,517 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori i ri i Francës dorëzoi kredencialet te presidenti Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale edhe të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Pas pranimit të kredencialeve, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me mundësinë që bashkë me ambasadorin Chabert do të vazhdojnë punën për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Kurse, ambasadori Chabert tha se bashkëpunimi ndërshtetëror mund të zgjerohet në shumë sektorë.

“Franca ka marrëdhënie të veçantë me Kosovën. Do të zgjerojmë bashkëpunimin në ekonomi, kulturë e arsim, por edhe me FSK-në”, ka thënë ambasadori Chabert.

Presidenti Thaçi theksoi se populli dhe institucionet e Kosovës i janë mirënjohës Francës për rolin e veçantë që ka luajtur në vendin tonë dhe së bashku do të punohet për forcimin e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin.

“Do të kultivojmë këtë marrëdhënie të veçantë. Do të punojmë së bashku për paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin”, u shpreh presidenti Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.