☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,787 ▲2.57%
DOW 47,896 ▲2.82%
NASDAQ 22,686 ▲3.03%
NAFTA 95.22 ▼15.7%
ARI 4,759 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,827 ▲ +4.6% ETH $2,229 ▲ +6.29% XRP $1.3612 ▲ +3.99% SOL $83.9600 ▲ +4.88%
S&P 500 6,787 ▲2.57 % DOW 47,896 ▲2.82 % NASDAQ 22,686 ▲3.03 % NAFTA 95.22 ▼15.7 % ARI 4,759 ▲1.59 % S&P 500 6,787 ▲2.57 % DOW 47,896 ▲2.82 % NASDAQ 22,686 ▲3.03 % NAFTA 95.22 ▼15.7 % ARI 4,759 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Ambasadori italian takim me Ruçin: Do të mbështesim Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin italian në Shqipëri Alberto Cutillo. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin midis të dy vendeve, arritjet në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si edhe intensifikimin  e bashkëpunimit dypalësh në përpjekje për çeljen e negociatave.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, e falenderoi Ambasadorin Cutillo, mbi kontributin e Italisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shprehu besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë procesit të vendim-marrjes së Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.

“Italia ka qenë dhe do të mbetet avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për këtë populli shqiptar, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet shqiptare i jemi të gjithë mirënjohës.Kjo mbështetje u konstatua edhe gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE-së,  e cila u zhvillua në Vjenë në datat 8-9 prill, në të cilën triumfoi fryma e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në të cilën Itakia pati një zë të fuqishëm ”, vuri në dukje Ruçi.

Ambasadori Cutillo nënvizoi se  ndihma dhe kontributi i Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.

Kryetari i Kuvendit Ruçi  dhe  Ambasadori Cutillo diskutuan edhe mbi vizitën e ardhshme zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Itali, me ftesë të Presidentes së Senatit Casellati dhe Presidentit të Dhomës së  Deputetëve Fico, në datat 14-16 prill,  e cila ka në fokus koordinimin e përpjekjeve për marrjen e një vendimi pozitiv, për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, në qershor 2019.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.