Maqedonia
Ambasadorja Auer, me lot përkujton viktimat në Paris
Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer sot ka marrë pjesë në ‘Marshin e Tolerancës’ të organizuar në Shkup.
Auer shihet në video duke qarë, në momentin që një nga organizatoret njofton se duhet të mbahet 1 minut heshtje, për të respektuar viktimat e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris.
Përndryshe, ‘Marshi i Tolerancës’ sot u organizua nga disa Organizata Jo Qeveritare dhe Komiteti i Helsinkit për të kujtuar dhe mbështetur viktimat e luftërave dhe refugjatët.