Ambasadorja e BE me të rinjtë: Kujdes nga blerja e votës
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe të rinj të qytetit të Shkodrës në lidhje me zgjedhjet vendore 2015, u bëri thirrje atyre të kenë kujdes nga blerja e votës, pasi është një akt kriminal dhe që të bëjnë kujdes nga votimet familjare.
Gjithashtu, përfaqësuesja e BE-së në vendin tonë u shpreh se, me mjaft rëndësi ëshët dhe largimi nga politika i gjithë atyre personave që janë apo dyshohen të kenë rekorde kriminale dhe për këtë Shqipërisë i duhet ta përtcaktojë me ligj.
“Ne jemi ambsadorë dhe nuk mund të nxjerrim emra personash me rekorde kriminale që janë sot në politikë”, u shpreh Vlahutin.
Më tej, diplomatja evropiane theksoi se çfardo parregullësie që do të konstatohet, që nga blerja e votës e deri tek detajet më të vogla, do të pasqyrohet në raport-progresin e BE-së për Shqipërinë.
Më pas, takimi vazhdoi me pytje dhe diskutime mes studenteve dhe ambsadores.