Ambasadorja gjermane: Reforma të mos mbetet në letër, por të zbatohet
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e konsideron shumë pozitive miratimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të saj.
Në një prononcim për mediat, ambasadorja Schütz theksoi se shpreson që reforma të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet.
Sipas saj, zbatimi i reformës është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në Bashkimin Europian.
“Vlerësojmë faktin që reforma në drejtësi ka kaluar. Eshtë një hap me rëndësi që ka bërë Shqipëria në drejtim të integrimit evropian. Shpresoj që reforma të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet. Zbatimi i saj është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në BE”, deklaroi ambasadorja Susanne Schütz.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.