☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,670 ▼0.47%
DOW 51,168 ▼0.67%
NASDAQ 26,735 ▼0.74%
NAFTA 95.88 ▲4.04%
ARI 4,285 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,138 ▼ -0.57% ETH $2,671 ▼ -0.32% XRP $1.5063 ▼ -1.22% SOL $115.7200 ▲ +0.33%
S&P 500 7,670 ▼0.47 % DOW 51,168 ▼0.67 % NASDAQ 26,735 ▼0.74 % NAFTA 95.88 ▲4.04 % ARI 4,285 ▼0.78 % S&P 500 7,670 ▼0.47 % DOW 51,168 ▼0.67 % NASDAQ 26,735 ▼0.74 % NAFTA 95.88 ▲4.04 % ARI 4,285 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Arte

Ambasadorja greke në COD, diskutohet mbi luftën kundër stereotipave në diplomaci dhe shoqëri

Roli i kulturës dhe diplomacisë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tejkalimin e stereotipave ishte në qendër të takimit “Diplomacia dhe Kultura – Greqia”, organizuar nga COD, ku e ftuar ishte ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Elina Komini.

Takimi u përqendrua te bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e diplomacisë kulturore, si dhe te rëndësia e dialogut dhe shkëmbimeve për forcimin e mirëkuptimit mes dy vendeve.

Në një bisedë të dedikuar “Luftës kundër stereotipave”, Ambasadorja Komini ndau reflektime personale mbi stereotipat gjinorë në diplomaci dhe në shoqëri. Ajo theksoi se paragjykimet mund të prekin si gratë, ashtu edhe burrat, duke nënvizuar rëndësinë e përballjes me to dhe të moslejimit që stereotipat të përcaktojnë rrugëtimin personal apo profesional.

“Karakteri dhe kompetenca nuk kanë gjini”, u shpreh ambasadorja Komini gjatë takimit. Sipas Ambasadores, arritjet nuk duhet të përcaktohen nga gjinia, por nga individi, karakteri, kompetenca dhe mënyra se si ai zgjedh të veprojë.

Biseda, në COD, solli në vëmendje rëndësinë e dialogut të hapur dhe të shkëmbimit të përvojave për të sfiduar paragjykimet dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të forta, si në shoqëri, ashtu edhe në diplomaci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.