Zbulimet arkeologjike në Qesarat, Rama: Hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e Tepelenës në antikitet
Të dhëna të reja për të kaluarën antike të zonës së Tepelenës po dalin në dritë nga gërmimet arkeologjike në Qesarat, ku puna e specialistëve ka nxjerrë në pah gjurmë të një kompleksi me ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë që mendohet se datojnë në shekullin II.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga gërimet arkeologjike që po zhvillohen në Qesarat.
Aktualisht, puna e specialistëve është përqendruar në dokumentimin e strukturave dhe materialeve të zbuluara, si dhe në pastrimin dhe konservimin e mozaikëve, me qëllim ruajtjen e tyre dhe studimin e mëtejshëm.
Procesi do të ndihmojë në përcaktimin më të qartë të funksionit të ambienteve të zbuluara dhe në kuptimin e kontekstit arkeologjik në të cilin ato janë ndërtuar.
Gërmimet në Qesarat janë pjesë e përpjekjeve për të dokumentuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë arkeologjike të zonës Memaliaj–Tepelenë, një territor me potencial të rëndësishëm historik dhe kulturor.
Çdo zbulim i ri i ardhur nga puna në terren plotëson mozaikun e njohurive mbi të kaluarën e kësaj treve dhe krijon mundësi për kërkime të mëtejshme shkencore dhe promovimin e saj si destinacion me vlera të trashëgimisë kulturore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.