Politika

Ambasadorja Yu takim me zv./kryeministren Mesi: Kina dëshiron të krijojë një model të ri të bashkëpunimit dypalësh

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu takim edhe me ministrin Blendi Klosi-

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu takoi të hënën zv./kryeministren Senida Mesi, njofton Radio e Jashtme e Kinës, CRI. Ambasadorja e uroi zonjën Mesi për detyrën e falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e publikimit të librit “Qeverisja e Kinës” të presidentit kinez Xi Jinping. Zv./kryeministrja Mesi u shpreh e kënaqur me gjendjen e tanishme të zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe theksoi se qeveria e re do të bëjnë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

“Shqipëria dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe në mekanizmin e bashkëpunimit “16+1″ duke sjellë përmbajtje të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe energjia janë katër linjat kryesore të fokusimit të qeverisë shqiptare e cila i mirëpret ndërmarrjet kineze të investojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri,” tha Mesi.

Ambasadorja Jiang u shpreh se ajo beson se nën kujdesin e zv./kryeministres, marrëdhëniet kino-shqiptare do të ngrohen në shkallë të re. “Kina dëshiron të forcojë lidhjen e zhvillimit strategjik me qeverinë e re dhe të shfrytëzojnë plotësisht platformat e mekanizmat e bashkëpunimit, duke krijuar një model të ri të bashkëpunimit, dypalësh,” tha Jiang.

Ambasadorja e Kinës takohet me ministrin Blendi Klosi

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua me ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi. Ata diskutuan çështjet e zhvillimit dhe të bashkëpunimit turistik si dhe të shkëmbimeve mbi mbrojtjen e mjedisit.

Ambasadorja Jiang u shpreh se turizmi duhet të bëhet një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh për shkak të potencialit të madh. “Kina është vendi me numrin më të madh të turistëve që shkojnë jashtë vendit, ndërsa Shqipëria ka burime të pasura turistike dhe plot pasuri të trashëgimisë kulturore botërore,” tha ambasadorja.

Jiang shpreson se qeveria shqiptare do të marrë masa për të lehtësuar regjimin e vizave mes dy vendeve dhe do të përmirësojnë aftësinë e mirëpritjes së turistëve kinezë. Ambasadorja shpresoi gjithashtu për forcimin e shkëmbimeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ministri Klosi tha autoritetet shqiptare i kushtojnë rëndësi zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Shqipëria dhe Kina duhet të vazhdojnë traditën e mirë të bashkëpunimit miqësor dypalësh dhe të thellojnë bashkëpunimin. Pala shqiptare ka interes të tërheqë grupe të mëdha turistike nga Kina dhe dëshiron të forcojë lidhjet midis qeverive, sidomos me zhvillimin e projekteve të turizmit dhe vendosjen linjave charter për turistët,” tha Klosi.

Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ministri theksoi se të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet. Ai shpreson se bashkëpunimi në këtë fushë t’i japë energji të re zhvillimit dypalësh tregtar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button