🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,489 ▲2.29%
DOW 46,110 ▲1.98%
NASDAQ 21,461 ▲3.2%
NAFTA 101.55 ▼1.29%
ARI 4,676 ▲2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,688 ▲ +1.17% ETH $2,100 ▲ +2.62% XRP $1.3310 ▼ -0.36% SOL $82.4600 ▼ -1.09%
S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,110 ▲1.98 % NASDAQ 21,461 ▲3.2 % NAFTA 101.55 ▼1.29 % ARI 4,676 ▲2.6 % S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,110 ▲1.98 % NASDAQ 21,461 ▲3.2 % NAFTA 101.55 ▼1.29 % ARI 4,676 ▲2.6 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Amerikanët nuk u tremben Thaçit dhe Haradinajt, po i takojnë deputetët në Kuvend

Zyrtarë të Ambasadës amerikane janë duke qëndruar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, duke i takuar deputetët veç e veç. Ka mundësi që disa prej tyre i kanë paralajmëruar për pasojat direkte. Ka mundësi që ata që janë të ftuar për Lutje të Mëngjesit, ritualin e lutjeve ta kryejnë në tempujt fetarë në Kosovë.

Para 20 vjetëve, në vitet 1998/99, kur qytetarët e Kosovës i ishin nënshtruar një terrori të paparë të forcave serbe, klasa politike, por edhe qytetarët, vazhdimisht e kanë ftuar diplomacinë amerikane që të bëhet pjesë e zgjidhjes së çështjes sonë. Kjo kërkesë e jona kishte hasur në mirëkuptimin amerikan. Ata ishin bërë pjesë e zgjidhjes së problemit, duke ndërhyrë me të gjitha mjetet që shpëtojnë popullin e Kosovës.

Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2008, klasa politike në Kosovë, por edhe qytetarët, prapë e ngritën zërin, prapë kërkuan një ndërhyrje të diplomacisë amerikane për të realizuar aktin e fundit të lirisë së Kosovës, njohjen e pavarësisë së saj. Edhe kjo kërkesë ishte përfillur nga diplomacia amerikane. Kjo gjë është kurorëzuar me njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, nga SHBA dhe aleatët e saj.

Tash, kur po përballen me pasoja individuale, liderët e vendit, në krye me Presidentin Thaçi, si dhe me “back vocal”-in Ramush Haradinaj, nuk po hezitojnë të shprehin brengat e tyre për atë që ata e quajnë përzierje të ambasadave të huaja në Kosovë. Sigurisht që kur e thonë këtë, ata nuk po mendojnë në përzierjen e Ambasadës së Sllovakisë apo të Hungarisë. Ata në mendje e kanë Ambasadën e SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, respektivisht miqve të vërtetë të shtetit të Kosovës.

Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, deklaroi që përzierja e ambasadorëve është brutale. Në këtë linjë ishte edhe qëndrimi i djeshëm i Haradinajt, se deputetët nuk i japin llogari ambasadorëve të huaj.

Megjithatë, edhe përkundër këtyre qëndrimeve, diplomacia amerikane, sot ka zbarkuar në Kuvendin e Kosovës, duke i takuar deputetët një nga një. Në plan të parë duket të jenë deputetët që e kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Ligjit për Tribunalin Special.

Gazeta Express ka marrë vesh se disa prej këtyre deputetëve u është thënë troç se nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë SHBA-në.

“Ka mundësi që do t’u anulohen edhe vizitat për Lutje të Mëngjesit”, ka thënë një burim i Express-it.

Në pritje për të shkuar në Lutje të Mëngjesit janë kryeministri Haradinaj, i cili edhe më tutje nuk ka marrë vizë, por edhe Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli, kurse nga PDK-ja është edhe deputetja Blerta Deliu – Kodra.

“Nuk do të këtë Lutje të Mëngjesit për ta”, ka thënë burimi i gazetës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.