Ekonomia

AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik u rritën me 27.90%

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë periudhës janar – maj 2015 arritën rreth 2,985 milionë lekë, ose 27.90% më shumë se në periudhën janar – maj 2014.

Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – maj 2015, pati një rritje prej 32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.33% krahasuar me periudhën janar – maj 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar – maj 2015 pati një ulje prej 19.61% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 24.48% krahasuar me periudhën janar – maj 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar – maj 2015, pati një rritje me 23.14% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – maj 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.84%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button