Ekonomia

AMF: Të ardhurat nga primet u rriten me 17.44%

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – maj 2015 kapën vlerën mbi 5,166 milionë lekë, ose 17.44% më shumë se në periudhën janar – maj 2014.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, gjatë periudhës janar – maj 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 395,185 me një rritje prej 8.46% krahasuar me periudhën janar – maj 2014.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.46%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.09% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.91% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – maj 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,247 milionë lekë, ose 19.12% më shumë se në periudhën janar – maj 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button