Ekonomia

AMF: Tregu i pensioneve rritet me 45 %

Tregu i pensioneve private është zgjeruar edhe gjatë vitit 2014, duke u rritur me rreth 45 %.

11261Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, gjatë vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare deri në fund të vitit 2014 tregon një total asetesh neto prej 629.15 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 194.32 milionë lekë, ose 44.69 % krahasuar me fundin e vitit 2013. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 4.49 milionë euro.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31 dhjetor 2014 ishte 8,491 anëtarë duke shënuar rritje prej 7.66% krahasuar me fundin e vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button