Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet d
Deputeti i PD-së, Arian Ndoja, ka ngritur disa pika sa i përket amnistisë së paraqitur nga ministri Toni Gogu në Komisionin e Ligjeve.
Ai u shpreh se disa persona të dënuar nga GJKKO nuk kanë përse të mos përfitojnë nga kjo amnisti.
“Nuk jam zëri i opozitës sot, jam ish-magjistrat që ka punuar për një kohë të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë. Do flas edhe si ish-magjistrat që ka të drejtë të japë mendimin e tij për amnistinë. Ndodhemi para dy amnistive. Në aspektin procedural, i jemi referuar nenit 71. Një ndër tre funksionet që ka ky nen, është zëvendësimi i dënimit, që ne nuk e kemi parashikuar këtë në projektligj. Kemi si qëllim primar rehabilitimin e personit dhe rikthimin e tij në shoqëri sikur nuk ka qenë një person i dënuar. Më normalja, unë them ta bëjmë, pavarësisht se çfarë kanë bërë ata që janë pas hekurave, t’i japim një mundësi të rikthehen në jetë, jo për të gjitha veprat penale, normale. Nëse bëjmë amnisti për arsye politike, se duam të kënaqim interesat e popullatës, le ta quajmë flamurin e kujtdo. Nëse e bëjmë amnistinë për të arritur qëllimin… Dy amnisti në dy vite, kjo lë shteg. Ka një problem, që duhet të sjellim një feedback organeve gjyqësore… A mund të bëjmë diçka që t’i ndihmojmë në punën e tyre praktike, kryesisht Gjykatën e Apelit.
Ne flasim për dosjet që kalojnë te GJKKO. Shpeshherë, për shkak të mënyrës së imitimit të procesit, është ai termi, grupi i strukturuar kriminal. Një person për moskallëzim krimi dënohet me pjesën tjetër të grupit në GJKKO. Vetëm pjesa që e dënon GJKKO, ai nuk përfiton nga amnistia. Për ngjarjet e tjera, unë jam i dëmtuar nga vepra që janë në dënim nga GJKKO. Ata persona kanë marrë dënimin dhe i kanë bërë llogaritë. Padrejtësisht, një njeri mund të jetë pjesë e një vendimi në GJKKO, nuk përfiton nga amnistia se ka stampën e GJKKO-së”, u shpreh Ndoja.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se ky ligj dallon se cilat janë krimet që shqetësojnë shoqërinë.
“Duhet thënë që dy amnisti nuk janë domosdoshmërisht e njëjta amnisti. Ligjet mund t’i krahasoni, janë të ndryshme. Ne duhet të shohim dy gjëra: plotësimin e kritereve ligjore dhe kategoritë. Për sa kohë na plotësohen këto kushte, dhe kushti kryesor, rehabilitimi i njerëzve, është diskrecioni i shtetit për ta përdorur amnistinë, sa herë që shteti mendon se kushtet janë përmbushur dhe mundësitë janë aty për këtë qëllim. Ky ligj dallon qartë krimin që e shqetëson shoqërinë tonë, i cili përjashtohet, duhet të jetë kornizë e palëvizshme, nga ato vepra penale të cilat statistikat, institucionet dhe gjithë shoqëria konstaton se janë arritur qëllimit. Pra, dënimi ia ka arritur qëllimit të vetë dhe mendon se këta qytetarë janë të gatshëm të rikthehen në shoqëri. Ky ligj vijon të godasë krimin”, tha Gogu.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.