☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,576 ▲0.46%
DOW 51,732 ▼0.48%
NASDAQ 25,412 ▲0.98%
NAFTA 95.79 ▼0.69%
ARI 3,939 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,709 ▲ +0.5% ETH $2,299 ▲ +1.58% XRP $1.2855 ▲ +3.1% SOL $93.5300 ▲ +0.78%
S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,732 ▼0.48 % NASDAQ 25,412 ▲0.98 % NAFTA 95.79 ▼0.69 % ARI 3,939 ▼0.78 % S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,732 ▼0.48 % NASDAQ 25,412 ▲0.98 % NAFTA 95.79 ▼0.69 % ARI 3,939 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

AMSTERDAM – Thatësira godet Holandën, autoritetet shpallin mungesë uji

AMSTERDAM, 17 korrik /ATSH-AA/ – Holanda shpalli zyrtarisht mungesë uji pas javësh me thatësirë të vazhdueshme, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin kombëtar të reagimit ndaj thatësirës, raportoi transmetuesi publik holandez NOS.

Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave e ngriti nivelin e reagimit në Nivelin 2, pas rekomandimit të Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Shpërndarjen e Ujit, pasi mungesa e ujit pritet të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.

Sipas masave, përparësi do t’i jepet mbrojtjes së digave kundër përmbytjeve dhe digave të ndjeshme ndaj thatësirës, pasuar nga furnizimi me ujë të pijshëm dhe prodhimi i energjisë.

Autoritetet rajonale, sipas raportimeve, do të vendosin nëse nevojiten kufizime shtesë, ndërsa Limburgu tashmë ka kufizuar përdorimin e ujërave sipërfaqësore për qëllime që përfshijnë ujitjen e tokave bujqësore.

Rijkswaterstaat, agjencia ekzekutive e Ministrisë holandeze të Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave, tha se nuk ka rrezik për furnizimin publik me ujë të pijshëm, por u bëri thirrje qytetarëve ta përdorin ujin me përgjegjësi gjatë periudhës së thatë.

Prurja e lumenjve në Holandë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1976 në Lobith.

Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Shpërndarjen e Ujit tha se mungesa aktuale e ujit është më e rëndë se zakonisht dhe paralajmëroi se rreziku nga thatësira është rritur gjatë dekadave të fundit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Hera e fundit kur Holanda e ngriti nivelin e reagimit ndaj thatësirës në Nivelin 2 ishte në gusht të vitit 2022. Niveli më i lartë i alarmit, Niveli 3, u shpall për herë të fundit në vitin 2003.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.