Maqedonia

Analistët: Kriza zgjidhet vetëm me ikjen e qeverisë

Kriza në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm me ndërrimin e të gjitha kuadrove në institucionet shtetërore e më pas, me një qeveri kalimtare që do t’i hapte rrugën demokratizimit të shtetit. Kështu vlerësojnë analistët Sasho Ordanovski, Ramadan Ramadani dhe Margarita Caca Nikollovska. Sipas Ordanovskit, reformat duhet të fillojnë nga sfera mediatike për të vazhduar deri në institucionin më të vogël. Vetëm kësht mund të diolet nga rrethi i partizuar i funksionimit të shtetit, deklaron Ordanovski.

“Nuk është problemi që të largohen 20 ministra e pas tyre të vijnë persona të tjerë të kualifikuar për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Bëhet fjalë për shtresa të tëra. Çfarë të bëjë ministri i ri i brendshëm apo i drejtësisë kur sekretarët, zëvendësit, e gjithë të tjerët të jenë të partizuar. Edhe po të jetë më i miri në botë, në ditën e tretë të punës, ai mund të bëhet jo efikas dhe të japë dorëheqjen. Nuk duhet të formohet qeveri teknike para ndërrimit total të Agjencisë së Mediave, para dorëheqjeve kolektive të RTVM-së, apo moratoriumit për publikimin e reklamave shtetërore në media private. Si mendoni se neve do të kënaqemi sepse Mile Janakievski u largua. Lista duhet të jetë e gjatë dhe më e thellë në mënyrë që të krijohen kushte për ‘fair play’”, tha Sasho Ordanovski, analist.

Margarita Caca Nikollovska vlerëson se pavarësisht kushteve dhe përgjegjësisë eventuale, tani për tani zgjidhja e vetme është dorëheqja.

“Shumica e qytetarëve vlerësojnë se qeveria e ka patjetër të japë dorëheqje. Ajo është e obliguar të japë dorëheqje në këtë situatë, pavarësisht përgjegjësisë eventuale që do të dalë më vonë. Përgjegjësia individuale që do të kanalizohet përmes institucioneve të se drejtës, është gjë që do të bëhet më vonë”, u shpreh Margarita Caca Nikolovska, eksperte e së drejtës.

Ramadani kujton edhe përgjegjësinë e BDI-së që ka po aq peshë sa ajo e VMRO DPMNE-së. Në tërë këto vite udhëheqje të këtij koalicioni sipas Ramadanit, qëndron edhe vula e BDI-së, përshi këtu edhe votimin e djeshëm për ministrat e ri të VMRO-së.

“BDI-ja dje në parlament kishte shans penaltie, për rënien e pushtetit me anë të dorëheqjeve të mundshme të ministrave të tij apo më anë të votave. Situata të tilla përsëriten vazhdimisht. Kjo më bën të vlerësoj se roli i vetëm i BDI-së në qeveri është që të legjitimojë ato që janë anti-ligjore. Ky legjitimin ndodhi më 24 dhjetor, kur BDI-ja mori pjesë në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pikërisht në ditën kur u larguan deputetët e opozitës dhe kur u votua buxheti. Edhe sot e kësaj ditë po merr pjesë në projektin Shkupi 2014. Tërë kjo na e bënë të qartë rolin e BDI-së, si me ndikim por edhe si përgjegjëse direkte për këtë krizë”, deklaroi Ramadan Ramadani, analist.

Nuk u la pa u përmendur as rasti i Kumanovës i cili kulmoi pas gjithë ndodhive me bombat e opozitës. Sipas ekspertëve, ky rast duhet analizuar në mënyrë të detajuar me formimin e komisionit hetimor si dhe përpilimit e një raporti të veçantë për çdo segment të operacionit policor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button