☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,578 ▲0.2%
DOW 50,967 ▲0.59%
NASDAQ 26,962 ▲0.17%
NAFTA 87.21 ▼1.9%
ARI 4,590 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,870 ▲ +0.3% ETH $2,024 ▲ +0.12% XRP $1.3255 ▼ -0.68% SOL $82.7200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 % S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Politika

Analisti: Berisha fitoi PD, por demokratët ende s’po bindin shqiptarët se mund të rrëzojnë Ramën

Kuvendi Kombëtar që mblidhet këtë të shtunë vjen në një moment kur Partia Demokratike ka mbyllur debatin për liderin, por jo atë për të ardhmen e saj të brishtë.

Për analistin Alban Daci, rikonfirmimi i Sali Berishës me 23 maj ishte i pritshëm. Pyetja vërtetë e rëndësishme është një tjetër: është PD sot një forcë që bind shqiptarët se mund të rrëzojë Edi Ramën e të vijë në pushtet ?

Në analizën e tij në emisionin “Studio Live”, në Report TV Daci nuk u ndal tek rezultati i zgjedhjeve të brendshme apo tek fakti që Berisha garoi i vetëm. Sipas tij, çështja thelbësore për një parti politike nuk është nëse kryetari gëzon mbështetjen e shumicës së anëtarëve, por nëse ajo parti arrin të bindë shoqërinë se përfaqëson një alternativë qeverisëse përballë Edi Ramës.

“Partitë politike nuk ndërtohen mbi bazën e dëshirave të shumicës apo qytetarëve. Problemi është i fazës së dytë. Dëshira e një partie politike është që t’i bindë edhe ata që s’janë dakord që po kthehet në alternativë për të rrëzuar pushtetin”, argumenton ai.

Pikërisht këtu, sipas Dacit, nis problemi i Partisë Demokratike. Berisha mund të ketë fituar pa diskutim betejën e brendshme për drejtimin e partisë, por kjo nuk do të thotë se ka fituar edhe betejën për të bindur shqiptarët se PD mund të rikthehet në pushtet.

Në fakt, analisti mendon se rikonfirmimi i tij e ka bërë edhe më të qartë mungesën e një alternative tjetër brenda demokratëve.

“Unë nuk jam nihilist, por rikonfirmimi i Berishës ka bërë atë që atë s’mund ta rivalizojë asnjë. Në shkencat politike njerëzit që identifikohen me liderin që i formon kanë një karrierë që përfundon me liderin me të cilin janë identifikuar. Për fat të keq unë nuk shoh asnjë alternativë tjetër te PD”, thotë Daci.

Në këtë pikë, ai bëri një dallim të rëndësishëm. Sipas Dacit, mungesa e rivalëve nuk është domosdoshmërisht një avantazh për partinë.

“Përkundrazi, kur një subjekt politik identifikohet plotësisht me lideroin, atëherë edhe fati politik i strukturave të tij lidhet ngushtë me të. Kjo e bën edhe më të vështirë prodhimin e elitave të reja politike dhe krijimin e alternativave brenda vetë PD-së, tha Daci.

Megjithatë, analisti nuk e konsideroi Berishën si pengesën kryesore të PD-së. Përkundrazi, ai mendon se kryedemokrati mbetet politikani që e njeh më mirë se kushdo tjetër sistemin politik shqiptar dhe se ka ende mundësinë të ndërtojë një projekt fitues.

“Do të ishte naiv të thoja që Berisha nuk e njeh sistemin politik, madje e njeh më mirë se kushdo tjetër politikën shqiptare. Berisha, tani me këtë rikonfirmim dhe pjekuri të madhe politike, i ka të gjitha mundësitë që mund ta transformojë PD në një forcë fituese”, shprehet ai.

Por sipas Dacit, transformimi nuk mund të vijë vetëm përmes ndryshimeve statutore apo përmes zgjedhjes së strukturave të reja. Problemi i vërtetë është se PD nuk po jep sinjale politike që krijojnë besim për rikthimin në pushtet.

Një nga argumentet më të forta që ai solli në Report TV lidhej me figurat historike të Partisë Demokratike. Për analistin, fakti që shumë prej emrave që kanë drejtuar partinë dhe kanë mbajtur poste të rëndësishme shtetërore nuk tregojnë më interes për të kontribuar në jetën politike të saj është një sinjal që nuk duhet neglizhuar.

“Raporti i të përjashtuarve është shumë i vogël nga njerëzit që kanë qenë me kontribute të rëndësishme ose kanë pasur poste, të cilët nuk shprehin asnjë lloj interesi për t’u bërë pjesë e PD. Pra kush është konkluzioni? Pra më shumë janë njerëzit që po braktisin PD se sa PD po vetëpërjashton ato që ka”, argumenton ai.

Sipas Dacit, ky fenomen është më domethënës sesa debati i vazhdueshëm për përjashtimet brenda partisë. Në analizën e tij, problemi nuk janë ata që janë larguar me konflikt, por ata që janë larguar në heshtje dhe nuk e shohin më të ardhmen e tyre të lidhur me PD-në.

“Po marr rastin e Arben Imamit, Genc Rulit, Ridvan Bodes. Këta njerëz e kanë qeverisur PD dhe e kanë lartësuar në shumë momente të rëndësishme si liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO. Më duket diçka që nuk shkon tek PD që këta njerëz nuk kanë asnjë lloj interesi që as të flasin për të kaluarën në PD dhe as tia kthejnë partisë nga ajo që kanë marrë prej saj”, tha Daci.

Për Dacin, në politikë njerëzit orientohen nga perspektiva. Kur një parti perceptohet si fituese, ajo tërheq jo vetëm mbështetësit e saj tradicionalë, por edhe individë të rinj, profesionistë dhe figura publike që duan të bëhen pjesë e projektit të saj. Kur ky perceptim mungon, ndodh e kundërta.

“Problemi është që PD nuk jep sinjal që do të marrë pushtetin, sepse kur jep sinjal të tillë të vijnë edhe ata që nuk e kishe menduar se do të të vinin ndonjëherë. Të gjitha këto të çojnë në një sinjal që nuk ka shpresë që PD të mund të fitojë dhe të vijë në pushtet”, deklaron ai.

Pikërisht për këtë arsye, Daci mendon se sfida e Berishës pas rikonfirmimit nuk është menaxhimi i strukturave aktuale të partisë, por krijimi i një perceptimi të ri politik.

Sipas tij, PD ka nevojë për hapje dhe përfshirje të figurave që nuk janë konsumuar politikisht, njerëz me reputacion profesional dhe publik që mund të krijojnë idenë e një force politike që po rinovohet.

“Një lider mund të krijojë struktura jashtë partiake. Jashtë forumeve të PD, të cilat mund të jenë njerëz profesionistë që mund të kontribuojnë dhe të angazhohen për rikthimin e PD në pushtet. Më shumë jam i interesuar për këto lloj forumesh se për mbledhjen e Kryesisë apo Kuvendit të partisë. Me këto forume, Berisha mund të krijojë një skuadër të vetën për të krijuar imazhin e ripërtëritjes së PD, mundësisht madje me figura që kanë impakt të fortë profesional dhe publik në Shqipëri, me orientim të djathtë dhe që nuk kanë konsumim politik”, argumenton ai.

Një tjetër element ku u ndal analisti është diaspora, e cila pritet të ketë një përfaqësim më të madh në strukturat e partisë pas ndryshimeve statutore. Megjithatë, sipas Dacit, përfshirja në statut nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me një strategji reale politike, sepse faktet tregojnë se PD nuk ka një diskurs politik pro-diasporës.

“Një ndryshim i statutit të PD që ishtë i domosdoshëm është 15% i përfshirjes së diasporës. Këtu ka një problem. Nëse ti si subjekt politik nuk ke  një diskurs pro diasporës, nuk ke struktura të forta në diasporë dhe përdor struktura pa lidhje, vetëm për muajin e zgjedhjeve, ti nuk mund ta justifikosh me vullnetin e mirë atë 15%. PD, edhe pak ato struktura që ka pasur, nuk i ka më. Në 2021, kur u bë Kuvendi Kombëtar, kam qenë i pari që kam ngritur cceshtjen e diasporës dhe e kam theksuar që PD ka një diskurs gati inexistent ndaj diasporës. Berisha duhet të japë sinjale për ta riorganizuar PD në diasporë dhe për të ngritur kauzat dhe problematikat e shqiptrëve që jetojnë jashtë. Ky kod zgjedhor i jep të drejtën të zgjedhin të tjerët por u heq të drejtën e përfaqësimit sepse nuk kanë një zonë zgjedhore”, u shpreh ai

Në analizën e tij, Daci u ndal edhe te raportet e forcës brenda Partisë Demokratike, duke argumentuar se sot ekzistojnë dy grupime kryesore, por që të dyja e kanë të lidhur fatin politik me Sali Berishën.

“Tek PD ka dy grupime sot. Grupimi që mbështeti rikthimin e Berishës. Këta nuk e bënë se e deshën shumë Berishën, por ka një parim: mbështete në momente të vështira një lider dhe ai do të të jetë mirënjohës gjithmonë. Në politikë nuk ka mbështetje falas. Pra ky grup është i detyruar ta mbështesë dhe ta servilosë sepse çdo ndryshim në PD nënkupton humbjen e vendit të punës. Vetëm Berisha është i padiskutueshëm tani, të tjerët janë të diskutueshëm Grupimi i dytë është ai i 8 janarit që dolën me marrëveshje të heshtur, u bashkuan në grupin parlamentar të PD, e njohën si lider dhe ekzistenca e tyre do të lidhet me Berishën”, përfundoi analisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.