🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Analisti Mustafa Nano nuk njeh ministrat e Ramës, por përgjigjja e Dash Shehit është epike!

Këtë të enjte emisioni “Opinion” në Tv Klan ka diskutuar mbi sondazhin e ministrave se kush është më i pëlqyeri të publikuar disa ditë më parë në faqen zyrtare të emisionit.

Në një moment drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka pyetur analistin Mustafa Nano lidhur me emrat e tyre, por ai ka hasur vështirësi t’i njohë ata, duke thënë në disa raste se i ka miq, apo njeh vetëm institucionet që ata drejtojnë.

Teksa është pyetur për Sonila Qaton, ai ka thënë se ka miqësi, por emrin nuk ja di. Por ajo që u kuptua ishte se Nano nuk është se hasi vështirësi lidhur vetëm me ministrat e rinj, por edhe me ata që kanë qenë në qeverinë “Rama 1”

Gjithashtu, edhe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, analisti Nano tha, se ai është korçari, ndërsa për ministret Gjonaj, Manastirlliu dhe zv.kryeministren Mesi ka pranuar se nuk ua njeh emrat.

Por më e veçante ishte edhe përgjigjja që dha deputeti Shehi teksa u pyet nga moderatori Blendi Fevziu. Duke ju drejtuar Dashamir Shehit, nëse i njeh: kreu i LZHK-së u përgjigj: “I njoh, janë aty në parlament  se kështu për pamje i zgjedh të bukura ai”. I pyetur se cilin nga ministrat vlerëson, Shehu duke ju referuar asaj që tha u shpreh se “Më e mira është Olta Xhaçka”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.