🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.10 ▲2.24%
ARI 4,423 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,185 ▲ +4.04% ETH $2,159 ▲ +5.69% XRP $1.4183 ▲ +3.52% SOL $91.8300 ▲ +7.03%
S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 % S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Analiza e BSH: Punësimi është rritur nga formalizimi i ekonomisë

Ecuria pozitive e punësimit mund të reflektojë edhe ndikimin e procesit të formalizimit të nisur në tremujorin e tretë të vitit 2015, referoi banka e Shqipërisë në analizën e fundit  për zhvillimet ekonomike në vend

Nga analiza e të dhënave administrative të tregut të punës, vihet re rritja e lartë e numrit të regjistruar të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2015.

Sipas tyre, punësimi në këtë sektor regjistroi rritje vjetore me 23.0% në tremujorin e parë të vitit 2016, pas rritjes me 21.9% dhe 21.8% gjatë tremujorëve të tretë dhe të katërt të vitit 2015, norma këto ndjeshëm më të larta se mesatarja historike e rritjes prej 3.5%

Sipas të dhënave më të fundit të tregut të punës për tremujorin e parë të vitit 2016, hendeku i vlerësuar i papunësisë vazhdon të jetë negativ, por me një prirje të lehtë drejt ngushtimit.

Shkalla e papunësisë qëndroi në 16.6% në tremujorin në analizë, duke qenë përkatësisht 0.7 dhe 0.3 pikë përqindje më e ulët se gjatë tremujorit të mëparshëm dhe të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rënia e shkallës së papunësisë i atribuohet kryesisht forcimit të kërkesës për punë, të sinjalizuar nga rritja e punësimit. Treguesi i numrit të të punësuarve në ekonomi përshpejtoi ritmet e rritjes vjetore gjatë tremujorit të parë, në 5.2% nga 3.6% një tremujor më parë.

Rritja e punësimit në aktivitetet e shërbimeve të tregut dhe të industrisë përpunuese llogaritet të ketë mbështetur në masën më të madhe gjallërimin e punësimit në ekonomi.

Megjithë, Banka e Shqipërisë vlerëson se zhvillimet pozitive në tregun e punës, shkalla e papunësisë vijon të mbetet 0.6 pikë përqindje mbi normën mesatare të saj për periudhën 2012 – 2015 dhe presionet inflacioniste me origjinë zhvillimet në paga vlerësohen të ulëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.