☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.70 ▼0.75%
ARI 4,726 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,803 ▲ +4.15% ETH $2,153 ▲ +5.31% XRP $1.3546 ▲ +4.17% SOL $82.6100 ▲ +3.43%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.70 ▼0.75 % ARI 4,726 ▲0.99 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.70 ▼0.75 % ARI 4,726 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

ANALIZA/ Media gjermane: Basha pagoi lobistë për të penguar me çdo kusht integrimin e Shqipërisë. Pas tij qendrojnë rusët

Në mes të nëntorit shefat e qeverive të vendeve të BE-së do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do ti hapë dyert për Shqipërinë. Ndërkohë që shumica e vendeve europiane i vlerësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, qeveria dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një luftë të pisët mediatike, e vlefshme për një film me agjentë. Në qendër të tij: një nga lobuesit më me influencë në botë, një agjensi offshore dhe pronarët e saj rusë. Një shembull tipik për mënyrën se si punojnë lobuesit globalë.

The European

Shqipëria gjendet para ndryshimeve historike: Në mes të nëntorit shefat e qeverive dhe shteteve të BE-së do të vendosin, nëse do të çelin negociatat e natarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për shumicën e shteteve në Europë nuk ka diskutim, që përpjekjet e shteteve të Ballkanit në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit kanë përparuar aq shumë sam und të kryhet ndërkohë përafrimi me BE-në.

Ndërkohë që kryeministri shqiptar Edi Rama shpreson për një vullnet të mirë të BE-së, në vendin e tij ai po has në një rezistencë të fuqishme.

Opozita shqiptare, e kryesuar nga konservatorët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), përpiqet me të gjitha mjetet që të rrëzojë kryeministrin socialist gjatë rrugës së tij për në Bruksel.

Për këtë përdoren jo vetëm mjete demokratike: fushata të dyshimta në internet, leaked docuements (dokumente sekrete) dhe rregjistrime të kompromentuara shpërndahen me qëllim.

Mbas tyre fshihet me sa duket një nga lobuesit më me influencë në botë: ashtu sikurse e dëshmojnë edhe dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë së USA, opozita shqiptare mbështetet nga strategu politik i famshem kanadez, Nick Muzin.

Rrjetet e Muzin shtrihen përtej gjithë kufinjve dhe brenda sistemeve të ndryshme politike. Lista e klientëve që konsiderohen të lidhur me të është impresionuese: Republikanët George W. Bush, Ted Cruz, John McCain , madje edhe Donald Trump janë mbështetur prej tij gjatë fushatës zgjedhore në USA.

Në vitin 2017 ai u kontraktua nga Katari. Me porosi të Emirit ai duhej të përmirësonte marrëdhëniet midis vendit arab me delegacionin e Trump-it dhe me komunitetin çifut në USA.

Misioni dështoi: duke qenë se Muzin nuk arrit të rregjistrohet si këshilltar i një shteti të huaj tek FARA, një autoritet që i përket Ministrisë amerikane të Drejtësisë, iu desh që hiqte dorë nga mandati i Katarit.

Atëherë erdhi klienti tjetër, opozita shqiptare, që donte të pengonte me çdo kusht hyrjen e Shqipërisë në BE – dhe ishte gatshme të paguante koston për punën e Muzinit.

Sipas dokumenteve të atoriteteve amrikane të FARA, Muzin do të merrte 675.000 euro për angazhimin e tij tremujor. Këto të dhëna vijnë nga ai vetë.

Shuma e këtij honorari dhe burimi i parave e kanë vënë në vështirësi dhënësin e porosisë: Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, e ka nënshkruar kontratën me Muzin-in. Si honorat atëherë është dakordësuar shuma 25.000 dollarë.

Por në fakt është paguar shumë më tepër. Parandaj dhe në qershor në Shqipëri nisën hetimet ndaj liderit të opozitës Basha. A vetë mohon që të ketë shpërdoruar para dhe të mos ketë paguar taksa, flet për një fushatë të ndyrë dhe i akuzon akuzuesit për korrusion.

Por nga është burimi i parave për Muzin-in?

Sipas dokumenteve: Muzin konfrimon vetë kundrejt autoriteteve amerikane të FARA pagesën e parave. Si dhënës porosie shfaqet në një njoftim të mëvonshëm të FARA një ndërmarrje, që e ndan kutinë e saj postare në St. Vincent Street në Edinburgh të skocisë me 1200 kompani të tjera: Biniatt Trade LP.

Gjurmët e Biniatt Trade të çojnë një herë nëpër botë: nga Skocia në Belizën amerikano-jugore – dhe nga aty në Rusi.

Edhe pse ka degëzime në të gjithë botën, kjo firmë ka më pak para se çdo Start-up i vogël: sipas regjistrit tregtar britanik Biniatt Trade zotëron një kapital kompanie pre 100 paund britanik.

Ajo që u zbulua nga revista amerikane “Mother Jones” në mes të këtij viti e vuri PDSH dhe liderin e saj të opozitës, Lulzim Basha, përsëri në vështirësi argumentuese. Sepse mbas Biniatt Trade fshihet një rrjet i ndërthurur i firmave – në fundin e të cilave qëndrojnë shumë biznesmenë të sukseshëm nga Rusia.

Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev. Ai ka aksione në disa kompani rues. Minimalisht njëra prej tyre i merr punët nga qeveria ruse.

Për shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama ky është një sinjal i qartë, që Rusia qëndron mba angazhimit të top-lobuesit Nick Muzin. Në fakt Rusai ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE-në –antarësimi do të dobësonte ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Në një prononcim zyrtar PDSH sqaronte: “Partia Demokratike nuk pa patur dhe nuk ka lidhje direkte ose indirekte me individë ose kompani ruse.”

Një deklaratë, që duke iu referuar lidhjeve të dokumentuara midis PDSH, të top-lobuesit dhe biznesmenëve rusë, nuk është sqaruese.

Megjithatë makinacionet e dyshimat mund të kenë sukses: Delegacioni i BE-së e kishte paralajmëruar opozitën, që bojkoti i saj parlamentar dhe destabilizimi politik i krijuar prej tij mund të rrezikonte seriozisht rrugën e Shqipërisë për në BE. Por kjo ishte pikërisht ajo që kërkonte PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.