Ekonomia

Analiza vjetore e ISSH, Braho: Mbi 40 mijë fermerë janë futur në skemën e sigurimeve

Për një periudhë 1-vjeçare, mbi 40 mijë fermerë janë futur në skemën e sigurimeve. Kjo gjë është bërë e ditur nga Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho gjatë analizës vjetore të punës së këtij institucioni.

foto-e-panorames2-984x470I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili tha se viti 2014, ishte një vit i suksesshëm për pensionet. Ndërsa përsa i përket të ardhurave që janë mbledhur nga kontributet, Veliaj tha se shkojnë në 100 mln dollarë më shumë.

“Viti 2014, ishte një vit i suksesshëm për pensionet. Këtë vit kemi rritur pensionet deri me 40%, ndërsa kemi arkëtuar rreth 100 mln dollarë më shumë”, u shpreh Veliaj.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe drejtoresha e ISSH-së, Vjollca Braho, e cila tha se me rritjen e numrit të të siguruarve janë rritur edhe të ardhurat.

“Janë rritur të siguruarit, janë rritur dhe të ardhurat. Mbi 40 mijë fermerë janë futur në skemën e sigurimeve. Një nga arritjet e vitit që lamë pas janë edhe marrëveshjet bilaterale me vende të ndryshme për pensionet”, tha Braho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button