Ancelotti dhe Tuchel për të thyer një tabu, 26 trajnerë të huaj në Kupën e Botës
Më shumë se gjysma e kombëtareve kanë zgjedhur një teknik të huaj në stol. Carlo Ancelotti me Brazilin dhe Thomas Tuchel me Anglinë janë favoritë për trofeun e lakmuar.
Sa kombëtare e kanë fituar Botërorin me një trajner të huaj në stol? Asnjë. Po: zero. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë provuar, por askush nuk ka pasur fatin të ngrejë lart as Kupën Rimet (gjithmonë një trofe i Brazilit) dhe as Kupën FIFA nga 1974-a. Asnjë trajner nuk ka lindur në vendin e ekipit fitues.
Jemi prej vitesh në epokën e globalizimit, që bën një lojtar të ndërrojë kombëtare nga njëra ditë në tjetrën, apo që mund të zgjedhë mes 3 fanellave të ndryshme.
Historia na tregon për dy trajnerë që kanë shkuar shumë afër “profetit jashtë atdheut”. Njëri është Ernst Happel, magjistari austriak që në 1977-ën u thirr nga Federata e Holandës për të vazhduar punën e Rinus Michels dhe të prishur pjesërisht nga drejtime të ndryshme mes dy Botërorëve 1974 dhe 1978.
Happel, pa Cruyff, e çoi skuadrën në finalen e Buenos Aires kundër të zotëve të shtëpisë, ku humbi për një gol të shpërdoruar në fund dhe për shumë kushtëzime të jashtme në shtesë.
Pak kujtojnë George Raynor, anglezin nga Wowmbell, vitlindja 1907, që ishte trajner i Suedisë në Botërorin e shtëpisë 1958, me kampionë si Gren, Nordahl e Liedholm. Ajo skuadër u mund në finale 5-2 nga Brazili i Pele.
Mund të kemi një ndryshim epokal këtë herë në Botërorin e Amerikës së Veriut, me një trajner të huaj kampion. Diskutimi ka të bëjë së pari me Carlo Ancelotti, trajneri i parë jobrazilian i Seleçaos. Për të u bë një përjashtim dhe karizma e mbretit të Championsit i ka thyer paragjykimet. Brazili beson tek ai.
Për të qëndruar tek italianët, Vincenzo Montella drejton Turqinë me talente, kurse Fabio Cannavaro është trajner i Uzbekistanit. Sa trajnerë të huaj ka Botërori 2026? Janë plot 26, më shumë se 50% e totalit të skuadrave. Në Amerikën e Jugut, përveç pozicionit solid të Lionel Scaloni tek Argjentina, kemi një miks trajnerësh. Praktikisht, kombëtaret latine kanë besuar shumë te trajnerët argjentinas. Paraguaji ka besuar te Gustavo Alfaro, Ekuadori te Sebastian Beccacece, Uruguaji tek “El Loco” Marcelo Bielsa, Kolumbia te Nestor Lorenzo.
Edhe kombëtaret europiane me shumë traditë kanë shkuar përtej kufijve. Anglia ka marrë gjermanin Thomas Tuchel, Portugalia spanjollin Roberto Martinez, Suedia anglezin Graham Potter, Belgjika francezin Rudi Garcia, Austria gjermanin Ralf Rangnick.
Disa kombëtare afrikane kanë vendosur të besojnë te krenaria e lavdisë lokale, në vend të magjistarëve të huaj. Por ka edhe disa kombëtare që kanë bërë një zgjedhje të kundërt: Afrika e Jugut drejtohet nga holandezi Hugo Broos, Algjeria nga zvicerani Vladmir Petkovic, Republika Demokratike e Kongos nga francezi Sebastien Desabre, Gana nga portugezi Carlos Queiroz dhe Tunizia nga francezi Sabri Lamouchi (me origjinë tuniziane).
Dy nga tre kombëtaret që organizojnë Kupën e Botës kanë trajner të huaj: SHBA-të argjentinasin Mauricio Pochettino dhe Kanadaja amerikanin Jesse Marsch.
Ka edhe kombëtare që kanë nevojë për një trajner të huaj. Panamaja ka Thomas Christensen (danez i natyralizuar spanjoll), Katari spanjollin Julien Lopetegui, Haiti francezin Sebastien Migne, Kuraçao holandezin Dick Advocaat, Arabia Saudite grekun Giorgios Donis, Iraku australianin Graham Arnold, Jordania marokenin Jamal Sellaimi.
Një Botëror i pazakontë, i revolucionarizuar nga të gjitha pikëpamjet. Të shohim nëse do të jetë i tillë edhe në vlera. Dy janë kandidatët me kualifikimin për të qenë “profetët e parë jo në atdheun e tyre”: Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.