Keshilla

Anemia: Pesë kura natyrore për të plotësuar mangësinë e hekurit

anemia-pes-euml-kura-natyrore-p-euml-r-t-euml-plot-euml-suar-mang-euml-sin-euml-e-hekurit_hdShkaqet e anemisë
Ndër shkaqet e anemisë mund të jenë mungesa e vitaminave dhe mineraleve, për shkak të një diete të varfër me hekur, acid folik, vitaminë B12 dhe vitaminë C. Vitamina B12 dhe acidi folik, në veçanti, konsiderohen të nevojshme për formimin e qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut. Shkak tjetër për shfaqjen e anemisë mund të jetë gjithashtu prania e ndonje sëmundje serioze që prek veshkat dhe palcën kurrizore. Mund të ketë probleme në përthithjen e vitaminës B12, hemorroide, gjakderdhje të brendshme dhe konsum të dobët të hekurit.

Simptomat e anemisë
Simptomat paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, lëkurë të zbehtë, probleme në tretje, përshpejtim i pashpjegueshëm i rrahjeve të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe duar/këmbë të ftohta, skuqje e gengivave, dhimbje koke dhe nervozizëm. Të gjitha simptomat i atribuohen mangësisë së hekurit, të cilat mund të përmirësohen përmes një ndryshimi në zakonet e të ushqyerit dhe në sajë të disa mënyrave natyrore.

Kurat natyrore
Disa modifikime në mënyrën e të ushqyerit mund të kontribuojnë në përmirësimin e anemisë të shkaktuar nga deficienca e hekurit.

1) Hithra – është një bimë, e cila karakterizohet nga përmbajtje e hekurit, e pranishme kryesisht në gjethet e saj, duke u konsideruar një bimëanti-anemike. Hithra është në gjendje të stimulojë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, për shkak të përmbajtjes së hekurit dhe vitaminës C. Gjethet e hithrës mund të përdoren për përgatitjen e çajrave, supave, etj.

2) Panxhari i kuq – konsumi i panxharit të kuq dhe lëngu i tij është veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga anemia. Duhet të konsumohet për një muaj dy gota me lëng panxhari në ditë, sepse është si një strukturues i shkëlqyer i elementeve të gjakut.

3) Lule radhiqe – është konsideruar si një ilaç natyral e dobishme në rastet e anemisë. Mund të merret si çaj ose ekstrakt bimor, por edhe e freskët, e cila mund të shijohet në sallata. Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.

4) Sanza – Shton rruazat e kuqe dhe të bardha të gjakut, duke luftuar kështu aneminë dhe duke rritur rezistencën e organizmit.

5) Lëng portokalli dhe limoni – si dhe të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë C, ndihmojnë për të nxitur përthithjen e hekurit. Prandaj do të ishte e përshtatshme përfshirja e kësaj vitamine përmes konsumimit të lëngjeve të freskëta të agrumeve dhe nëpërmjet përdorimit të lëngut të limonit nëpër sallata të perimeve me gjethe të gjelbra. Është e këshillueshme të konsumohen brenda të njëjtit vakt ushqime të pasura me hekur (të tilla si fasule, spinaq, panxhar, brokoli dhe lakër) duke i shtuar dhe vitaminë C.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button