roze

Angeline Jolie, engjëll apo djall?

Një dekadë më parë hodhi pas krahëve dy martesa të dështuara, problemet me lëndët narkotike dhe alkoolin dhe iu përkushtua lidhjes me Brad Pitt, i cili ishte ende i martuar me Jenniger Aniston.

1418397537angeline12Pitt i dha fund martesës së tij me Aniston dhe u hodh në krahët e Angeline Jolie. Të dy së bashku kanë 3 fëmijë të vetët dhe 3 të tjerë që i kanë adoptuar nga vend të ndryshme të botës.

Martesa e këtij viti i ‘vuri vulën’ familjes perfekte, të paktën nga jashtë, ndërkohë që Angeline njihet edhe për një kontribut të madh të dhënë në fushën e të drejtave të njeriut, madje për këtë është nderuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vetë Mbretëresha e Britanisë së Madhe.

Me vizitat në zonat e prekura nga konflikte dhe me fushatat e donacionet kundër dhunës dhe për të drejtat e grave dhe të fëmijëve aktorja 39-vjeçare ka krijuar rreth vetes imazhin e një engjëlli.

Por krejt e kundërta lexohet në një shkëmbim poste elektronike mes drejtuesve të Sony, kompani që disa ditë më parë ishte viktimë e piratëve kibernatikë që bënë publike disa sekrete, përfshirë këtu edhe ‘rrëzimin e mitit të engjëllit’ për Angeline Jolie.

Në e-maile ajo përshkruhet si një ‘aktore e patalentuar, e llastuar dhe me një ego e inat të sëmurë’. Aktorja akuzohet se me idenë për të luajtur filmin “Cleopatra” me Brad Pitt dhe fëmijët e tyre kundrejt 150 milion eurove të projektit, po e shkatërron atë.

Identiteti i dy drejtuesve të Sony që kanë shkruajtur në këtë letërkëmbim nuk bëhet publik, por me siguri bëhet fjalë për persona që kanë akses ‘në korridoret’ e të famshëmve të Hollywood-it, që shpesh i përshkruajnë si njerëz që me famën mbulojnë të meta të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button