☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,705 ▼0.52%
DOW 53,353 ▼0.2%
NASDAQ 26,356 ▼1.08%
NAFTA 84.86 ▲1.34%
ARI 4,418 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,877 ▲ +1.06% ETH $1,918 ▲ +0.28% XRP $1.0042 ▼ -0.2% SOL $77.2700 ▲ +1.56%
S&P 500 7,705 ▼0.52 % DOW 53,353 ▼0.2 % NASDAQ 26,356 ▼1.08 % NAFTA 84.86 ▲1.34 % ARI 4,418 ▼1.25 % S&P 500 7,705 ▼0.52 % DOW 53,353 ▼0.2 % NASDAQ 26,356 ▼1.08 % NAFTA 84.86 ▲1.34 % ARI 4,418 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Angellov: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 29 zjarre, 6 ende aktive

Situata me zjarret në vend vazhdon të shqetësoj qytetarët, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 23 janë shuar, ndërsa gjashtë mbeten aktive. Situata më serioze është paraqitur në fshatin Çanishte pranë Prilepit, ku zjarri depërtoi mes shtëpive, por nuk preku banesat ku jetojnë banorët. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, përmes një video mesazhi njoftoi se ekipet e zjarrfikësve kanë punuar gjatë gjithë natës duke theksuar se zjarri në Çanishte sot do të vihet nën kontroll të plotë.

“Mirënjohje e madhe për zjarrfikësit e Prilepit, të cilët me përkushtim luftuan me zjarrin dhe arritën të shpëtojnë pjesën më të madhe të fshatit. Falënderime edhe për zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri, të cilët u angazhuan përmes ekipit për reagim të shpejtë të Drejtorisë dhe punuan gjatë gjithë natës, madje vazhdojnë të punojnë edhe tani. Ata shuan një sipërfaqe të madhe të përfshirë nga zjarri dhe mendoj se sot këtë zjarr do ta vëmë nën kontroll të plotë, edhe pse edhe vetë dyshoja se do t’ia dilnim në këtë përpjekje”, tha Angellov.

Situata tjetër shumë serioze mbrëmë ishte zjarri në territorin e Komunës së Jegunovcës, i cili hyri në atarin e fshatit Tudencë dhe rrezikoi manastirin aty pranë.

“Për shkak të rrezikut të madh për manastirin, si dhe mungesës së zjarrfikësve lokalë nga Tetova, të cilët në atë moment nuk ndodheshin fare pranë manastirit, dërgova disa ekipe të Drejtorisë, të përbëra nga vullnetarë nga Gostivari, nga shoqata vullnetare e Çairit nga Shkupi, si dhe një shoqatë vullnetare nga Tetova, e cila nuk është e angazhuar përmes Drejtorisë, por me miratimin tim u përfshi në shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e manastirit”, shtoi Angellov.

Angelov njoftoi se për momentin aktiv është zjarri qnga Velesi që po përhapet drejt Zelenikovës. Në Makedonski Brod, zjarri është zvogëluar ndjeshëm. Në intervenim janë përfshirë edhe tre “ertraktorë” dhe helikopteri i policisë. Zjarri gjithashtu është aktiv edhe në Studeniçan, në fshatin Ramni Gabër, por ai është larg fshatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.