Anglezi Hall dhe francezja Cunci do drejtojnë EBU
Tony Hall dhe Delphine Ernotte- Cunci do të jenë përkatësisht presidenti dhe zv presidentja e re e EBU. Ata u zgjodhën nga Asambleja e Përgjithshme e EBU e cila po zhvillon punimet në Tiranë. Tony Hall është drejtori i përgjithshëm i gjigandit britanik BBC. Ndërsa Delphine Ernotte -Cunci drejtoresha e përgjithshme e televizionit publik francez. “Jemi shumë të nderuar që Asambleja e Përgjithshme e EBU na zgjodhi në këtë detyrë të rëndësishme” thanë ata menjëherë pas zgjedhjes. Ndërkaq nënvizuan se prioritet do të jetë fuqizimi i rolit të medias publike në shoqëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.