Maqedonia

Anglia investon 20 milion dollarë në Gostivar

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, bën të ditur se Anglia me një ivestim kapital me vlerë prej 20 milion dollarë do të hap fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit.

Për këtë qëllim, sot në kabinetin e tij, kryetari, Nevzat Bejta priti kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “PRG Angli”, Raymond Power, i cili falënderoi kryetarin Bejta për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij investimi.

“Parashikimet e këtij investimi janë se e njëjti do të kap vlerën përafërsisht 20 milion dollarë. Sipas vlerësimeve dhe hulumtimit të bërë, Kompania “PRG Angli”, është e gatshme të vazhdoj me punët për realizimin e investimit. Bëhet fjalë për fabrikë me sipërfaqe të madhe dhe me kapacitet të prodhimit deri në pesë tonë minerale në ditë”, deklaroi Power, i cili po ashtu bëri me dije që në vitin e parë do të angazhohen në punë 50 persona, kurse brenda periudhës në vazhdim ky numër do të shumëfishohet me qindra punësime të reja.

Brenda muajt shtator, Kompania “PRG Angli”, iu drejtuar Komunës së Gostivarit me shkresë zyrtare për dhënie pëlqim të investimit në fjalë. Në kohë rekorde, Komuna e Gostivarit aprovoi kërkesën e kompanisë duke i dhënë dritë të gjelbër për të vijuar investimet e veta.

“Me lejoni të shpreh kënaqësi në lidhje me arritjet dhe sukseset e juaja gjatë hulumtimit të kryer në territorin e Komunës së Gostivarit për prodhimin e materialeve biokompatibile. Ndjehem i privilegjuar që keni vendosur të vazhdoni me kompletimin e këtij investimi dhe projekti. Ju siguroj që Komuna e Gostivarit me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion dhe në suaza të kompetencave të veta, do të fuqizon përpjekjet që në këtë proces të këtij investimi të ofron shërbimet e veta në saja të nevojave që të lindin brenda kohës”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili tha se administrata komunale do të vihet në shërbim të investitorit në kuptim të sigurimit të projekt – dokumentacionit teknik, leje të ndërtimit si dhe procedurat e tjera të nevojshme administrative.

Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë çertifikimin e fabrikës dhe prodhimit. Duhet cekur që në nivel botëror, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button