☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,549 ▼ -1.69% ETH $2,213 ▼ -1.22% XRP $1.3290 ▼ -1.49% SOL $82.2500 ▼ -2.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Anija “Butrinti” e paisur me armatim u nis në operacionin e NATO-s në detin Egje

Anija “Butrinti” dhe Kontingjenti i 7-të i Forcës Detare shqiptare u nisën sot, më 16 janar, për operacionin e NATO në detin Egje “Sea Guardian”. “Butrinti” zëvendëson në këtë mision anijen “Oriku”, e cila shërbeu për rreth një vit në detin Egje, duke marrë pjesë në shumë operacione shpëtimi.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Flotiljen Detare të Pashalimanit, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ambasadorja e Francës Christina Vasak, komandantët e forcave, dhe familjarë të detarëve që u nisën në mision.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën dhe përkushtimin e ushtarakëve shqiptarë, jo vetëm në misionet ndërkombëtare, por edhe gjatë emergjencave civile. “Jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Megjithëse nuk kemi në dispozicion të gjitha burimet që do të dëshironim, nga ju, asnjëherë nuk ka pasur ankesa. Si ju detarët, ashtu dhe kolegët tuaj të forcave të tjera, me vetëmohim jeni angazhuar në të gjitha situatat e vështira të ardhura edhe nga natyra. E në kushte ekstreme, keni vënë jetët tuaja në rrezik për të shpëtuar atë të të tjerëve. Edhe kur i takon të tjerëve të përfshihen, jeni prapë ju që shkoni të parët në përballimin e çdo vështirësie.” – u shpreh ministrja.

Më tej, zonja Xhaçka çmoi rolin dhe kontributin e kontingjenteve paraardhëse në detin Egje, si dhe përmendi armatimin e ri dhe modern që është instaluar në anije. “Anija jonë “Butrinti” jam e sigurt që do ta çojë më përpara emrin e mirë që Forcat tona të Armatosura kanë vendosur në çdo mision të Aleancës. Kjo anije e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse, jep mundësinë e rritjes së gamës së operacioneve në të cilat mund të marrë pjesë. Keni punuar fort gjatë këtij muaji që “Butrinti” të bëhej gati sa më shpejt dhe për këtë ju përgëzoj. Jam e bindur se do të vazhdoni të na nderoni, ashtu si kolegët tuaj në Afganistan, Kosovë e Letoni.” – theksoi ministrja Xhaçka.

Anija “Butrinti” e Forcës Detare shqiptare është pajisur me top 20M621, 20mm të telekomanduar (NARWHAL, Naval Remote Weapon Highly Accurate Lightweight), i cili është prodhuar nga kompania Nexter.

Procesi i modernizimit të Forcës Detare do të vijojë edhe me pajisjen e 3 anijeve të tjera ushtarake shqiptare, Iliria, Oriku dhe Lisus.

Kontingjenti i 7 i Forcës Detare shqiptare në detin Egje përbëhet nga 21 detarë dhe kryesohet nga kapiteni i rangut të tretë Ermal Hila.
Ndryshe nga viti i kaluar ku ekuipazhet e anijes “Oriku” shërbyen me rotacion çdo 2 muaj, Kontingjenti i 7 dhe ata pasardhës do të shërbejnë nga 3 muaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.