🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.35 ▼1.2%
ARI 4,387 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,690 ▼ -3.76% ETH $2,059 ▼ -5.23% XRP $1.3601 ▼ -4.04% SOL $86.5700 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Anije patrulluese të dy Koreve hapin zjarr kundër njëra-tjetrës

aaa699Anije patrulluese nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut hapën zjarr kundër njëra-tjetrës, pavarësisht shenjave të një zbutjeje të marrëdhënieve mes Seulit dhe Phenianit.

”Incidenti u provokua nga një anije koreanoveriore që kishte kaluar kufirin detar mes dy vendeve, në perëndim të Gadishullit Korean”, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap, që citon Shtabin e Përgjithshëm (JCS) të ushtrisë koreanojugore.

“Për të detyruar anijen të kthehej, ushtarakët tanë dërguan një sinjal paralajmërimi dhe më pas hapën zjarr paralajmërues. Por, anija koreanoveriore iu kundërpërgjigj zjarrit paralajmërues në vend që të kthehej, çka na detyroi të hapnim sërish zjarr. Vetëm pas kësaj anija u kthye”, shton Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreanojugore.

”Sidoqoftë, asnjë anije nuk u dëmtua gjatë incidentit”, sipas JCS-së. Anija ushtarake koreanoveriore kaloi Vijën e Kufirit Verior (NLL) në Detin e Verdhë në orën 00:50 (GMT).

NLL-ja është kufiri detar mes dy Koreve. Ai u ravijëzua nga OKB-ja pas Luftës së Koreve (1950-53), por nuk është pranuar nga Pheniani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.