Anjeza Shabani dikur fliste për të drejtat e fëmijëve
Anjeza Shabani është kthyer në pak orë në njeriun më të përçmuar në vend, pas rastit të denoncuar mbrëmjen e së hënës në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, ku ajo shfaqej duke dhunuar barbarisht një fëmijë 3 – vjeç.
Por përpara se 33 – vjeçarja të hapte një kopsht privat, ajo punonte si gazetare. Madje jo vetëm kaq, por si për ironi të fatit, Shabani prezatonte një emision ku denoncoheshin raste të ndryshme abuzimesh.
Në një prej episodeve të këtij programi, Shabani flet për kushtet e fëmijëve në shkollat publike, siç është mungesa e mjekëve, dentistëve dhe psikologëve.
E duke kritikuar sistemin shkollor, Shabani shpreh me anë të humorit se, kur ishte në shkollë fillore, dentistja e saj, “i fuste nja dy tre shpulla, që të hapte gojën…”
Pasi rrëfen eksperiencën tek dentisti, 33 – vjeçarja kalon edhe tek çështja e psikologut, mungesës së tyre në shkolla dhe sa i nevojshëm është ky i fundit për fëmijët.
Por sërish, duke ironizuar mungesën e tyre në shkolla dhe faktit se në sistemin tonë, psikologë bëhen të gjithë, Shabani thotë: “Psikolog nuk bëhesh, lind…, madje ajo e vijon batutën e saj duke shtuar: “Ka shumë mundësi që psikologu, duke ndjekur hallet e të gjithë atyre nxënësve, të bjerë vetë në depresion…”
Në të njëjtin emision trajtohet edhe fakti se mungesa e profesionistëve mungon edhe në sistemin privat dhe se këto role i mbulon shpesh një person i vetëm, ose vetë drejtuesit e institucioneve.
Dyshojmë thellësisht se në Kopshtin “Diren” të Anjeza Shabanit ekziston një psikologe. Madje, mund të thuhet pa frikë se Anjeza, nga gazetare që fliste për kushtet e fëmijëve, kur vendosi të hapë një institucion arsimor për këta të fundit, jo vetëm që e bëri keq, por kaloi çdo kufij të njerëzillëkut, duke dhunuar barbarisht një fëmijë të mitur.
Anjeza Shabani u arrestua vetëm pak kohë pas denoncimit në emisionin “STOP”, për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve” dhe “shpërdorim detyre”. Dënimi për veprën penale të keqtrajtimit të të miturve, sipas Kodit Penal, shkon nga 3 muaj deri në 2 vjet, ndërsa për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dënimi maksimal shkon deri në 7 vite heqje lirie. /tvklan.al