🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,890 ▼ -2.46% ETH $2,186 ▼ -2.43% XRP $1.3248 ▼ -1.47% SOL $81.8800 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Ankesat e qytetarëve, Rama publikon Kutinë e Shërbimeve Publike

Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetin social ‘Facebook’ Kutinë e Shërbimeve publike

Rama2821“Mirëmëngjes! Sot po Ju vë në dispozicion KUTINE E SHERBIMEVE PUBLIKE, ku cilido mund të regjistrojë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor”.

Kjo kuti, shkruan Rama, “është një mundësi e re që, së bashku, të punojmë me këmbëngulje për të rritur cilësinë e shërbimeve të shtetit ndaj publikut. Mos ngurroni të më bëni drejtëpërdrejtë me dije problemet tuaja me zyrat e shtetit”.

“Jam i vetëdijshëm që jemi ende larg shtetit që shërben në afatin e duhur dhe me dinjitetin e cilësinë e duhur. Por jam po ashtu shumë i bindur që, duke ndihmuar njëri – tjetrin, në luftën me zvarritës të paaftë apo të paturp e të korruptuar, të cilët nuk mungojne e Ju bëhen nganjëherë pengesë e pakalueshme në sportelet e zyrat e shtetit, do të bëjmë një punë të vyer në rrugën e ndërtimit të Shqipërise moderne europiane”, shkruan Kryeministri Rama

1 Koment

  • Kalije Kristo 04 December 2014, 09:10

    Z. Kryeminister.
    Jame nje qytetare nga Vlora , punonjese ne Spitalin Rajonal Vlore me profesion laburante Bio-Kimike me nje stazh pune prane ketij Inst. prej 42 vitesh pa shkeputje . Per 9 muaj dal ne pension pleqerie. Drejtoresha e Spitalit Znj. Brunilda Mersini , ne menyre teper te çuditeshme , ne kundershtim te hapur me ligjin nr 152/2013 "per n/punesin civil dhe VKM 115 dt. 05.03.2014 me komunikuan pezullim nga puna qe nga data 27.10.2014 pa afat. Aresyet ne kete shkrese jane apsolutisht te pa verteta . Gjate kohes qe isha ne pune ( laboratori i ambulances ) rreth ores 12 mare urdher te shkoja laburante roje ne dhomen e improvizuar si laborator ne pavionin e pediatrise ( ishte sherbimi i pare ne kete pavion)Megjithese punova 24 ore pa nderprerje , nuk jame larguar per asnje çast nga vendi i punes deri ne dorezim te turnit. Lidhjet e mija kane qene Mjek roje pavioni - laborator qendror per probleme te ndryshme te punes, nuk jame larguar per asnje moment nga vendi i punes edhe per te mare ndonje ushqim apo pije te rastit mbasi isha e pa pregatitur per kete sherbim. Aresyeja e vertet e pezullimit tim eshte zevendesimi im me nje punonjes tjeter ne rruge koruptive. Tani jame e detyruar ta ndjek kete problem ne rruge gjyqesore. Pres ballafaqim dhe drejtesi. Ju faleminderit.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.