🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,747 ▲0.72%
DOW 47,422 ▲1.01%
NASDAQ 22,531 ▲0.7%
NAFTA 94.24 ▲1.93%
ARI 5,020 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,962 ▼ -0.44% ETH $2,338 ▲ +1.67% XRP $1.5064 ▲ +1.31% SOL $94.0800 ▼ -0.51%
S&P 500 6,747 ▲0.72 % DOW 47,422 ▲1.01 % NASDAQ 22,531 ▲0.7 % NAFTA 94.24 ▲1.93 % ARI 5,020 ▲0.36 % S&P 500 6,747 ▲0.72 % DOW 47,422 ▲1.01 % NASDAQ 22,531 ▲0.7 % NAFTA 94.24 ▲1.93 % ARI 5,020 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Antarësim i detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, ja ndryshimet ligjore

aaaAnëtarësimi i biznesit në dhomat e tregtisë tashmë do të jetë i detyrueshëm. Qeveria, e më konkretisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hartuar një projektligj, të cilin e ka dorëzuar tashmë në Kuvend. Sipas relacionit ndryshimet që parashikohen t’i bëhen ligjit aktual “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë” janë: rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridikë;
– vendosjen e masës së kuotës së anëtarësimit që duhet të paguajnë dhomat për llogari të Bashkimit të Dhomave, në masën 30% të të ardhurave vjetore të dhomës; parashikimin e së drejtës së anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga palët; përdorimin e emërtimit “Dhomë Tregtie” nga subjekte që kanë një numër anëtarësh prej 50 vetash.
Mësohet se nga diskutimet e vazhdueshme me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë (BDHTI) dhe dhomat kryesore, janë evidentuar vazhdimisht një sërë problematikash. Hartuesit e draftit shpjegojnë se mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar në uljen plotësisht të rolit të dhomave si dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë së saj. Në këtë mënyrë është arritur në përfundimin se duhet të bëhen ndryshime në ligjin që është në fuqi duke kaluar nga anëtarësia vullnetare në anëtarësi të detyrueshme.

Ndryshimet konsistojnë kryesisht në:
Rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridik, duke ndryshuar nenin 6 të ligjit në fuqi, si më poshtë vijon:

  1. Anëtarësia në dhomë është e detyrueshme për personat juridikë dhe vullnetare për personat fizikë, të regjistruar në regjistrin tregtar, sipas legjislacionit në fuqi.

  2. Anëtarët e dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti. Masa dhe procedurat e vjeljes së kuotës përcaktohen nga asambleja e Bashkimit të dhomave.

  3. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit, në masën 30 % të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.

Nëpërmjet këtyre shtesave dhe ndryshimeve synohet rritja e të ardhurave për dhomat dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe mirëfunksionimin e tyre, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve e promovimin me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të tyre me qëllim nxitjen e veprimtarisë tregtare e industriale në vend si dhe nxitjen e zhvillimin e bizneseve brenda dhe jashtë vendit.

– Pika 6, e nenit 12, shfuqizohet duke qenë se me ndryshimet që i bëhen nenit 6, masa e kuotizacionit vjetor për anëtarësinë përcaktohet nga Asambleja e 4 Bashkimit të Dhomave.

– Gjithashtu, neni 24 riformulohet me këtë përmbajtje:

  1. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është i detyrueshëm për të gjitha dhomat. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.
  2. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është vullnetar për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje dy palëshe palëshe midis këtyre dhomave dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

– Është riformuluar pika 6, e nenit 28, si më poshtë vijon:

“Përcakton masat dhe procedurat e vjeljes së kuotës. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë”.
– Është riformuluar paragrafi i parë i nenit 32, me këtë përmbajtje: “Kryetari drejton veprimtarinë e Bashkimit të Dhomave, kryesinë e saj dhe gëzon të drejtën e një vote”.
– Në nenin 38 parashikohet e drejta e anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Gjithashtu, pas paragrafit të tretë të këtij neni, shtohet nje paragraf, me këtë përmbajtje: “Bashkimi i Dhomave autorizon përdorimin e emërtesës dhe ndjek respektimin e procedurave ligjore për hapjen e këtyre shoqatave me emërtimin “dhomë” në përputhje me përcaktimin e këtij ligji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.