Kronika

Antikorrupsioni- Ja masat që janë marrë në shëndetësi, arsim dhe fushën sociale

Në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla vunë theksin tek mënyra dhe mjetet që ka përdorur secili sektor në luftën ndaj korrupsionit.

Forumi-Kombetar-kunder-korrupsionit-Foto-Flori-Abazi-12Gjatë fjalës së tij, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se kemi ulje të çmimit të barnave, mesatarisht me 25 %, por me raste me 28 %, 30 % e me radhë.

Beqaj tha se “ajo çka miratuam me ligjin e ri të barnave në Kuvendin e Shqipërisë tregonte se kishin të drejtë kur insistonin në tregut e barnave, se ka një recetë financiare të papërballueshme nga buxhetet tona, pra, me të njëjtin buxhet kemi barna më të lira për qytetarët”.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Agim Dobi“Ne jemi angazhuar drejtpërdrejt dhe po monitorojmë të gjithë aktivitetin spitalor. Së pari kemi krijuar në spitalet tona, qendra ku marrim informacion përditë dhe pyesim mjekët, pacientët, infermierët dhe familjarët. Kjo është faza e parë ndaj dhe informacioni që marrim është ende i paplotë”, nënvizoi ai.

Ministri shtoi se janë ngritur këndet për të dhënë informacion. Mjekët dhe infermierët mendojnë se nuk është pagesa problemi kryesor i shërbimit shëndetësor. Në 10 muajt e parë të vitit 2014 krahasuar me vitin e kaluar në spitalin e Tiranës ne kemi bërë analiza, operacione kirurgjikale 30 % më shumë , mbetet ende problem hendeku mes perceptimit të qytetarëve dhe raportimit që ndodh në spital”, u shpreh Beqaj.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj nga ana e tij, e vuri theksin tek rëndësia e ndryshimeve pozitive që janë bërë përgjatë vitit, me të cilat është luftuar korrupsioni. Sipas Veliaj, ulja e numrit të personave që merrnin ndihmën ekonomike falë abuzimit që bëhej, ishte shumë e rëndësishme, pasi 21 mijë persona më pak nga skema e ndihmës ekonomike do të thoshte ndihmë e plotë ekonomike për pjesën tjetër që me të drejtë e meriton”.

“Inovacioni që ka sjellë ministria e Mirëqenies nëpërmjet tërheqjes së ndihmës ekonomike nga gratë e vajzat është një tjetër mënyrë për të ulur abuzimet si dhe për të krijuar kushte për të drejtat e grave dhe vajzave në shoqëri”, nënvizoi ministri Veliaj.

Erion VeliajNdërkaq, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Kombëtar se “reformimi i skemës së sigurimeve shoqërore është një tjetër tregues për luftën ndaj korrupsionit. Puna në të zezë ka qenë dhe mbetet një problem, por falë Inspektoriatit të Punës, është arritur të evidentohen rastet e abuzimeve. Në çdo rast, kur një punëdhënës i ka thënë punonjësit se i ka paguar sigurimet shoqërore dhe nuk e ka bërë këtë gjë, atëherë ai ndiqet penalisht’.

“Kemi pasur një problem me fondet e nxitjes së punësimit, pasi nuk kishte të punësuar nga zyra e punës më shumë sesa personeli i zyrës së punës. Falë bashkëpunimit me Gjermaninë, ne kemi arritur të modernizojmë zyrat e punës duke ulur numrin e punonjësve dhe duke harxhuar më pak para dhe duke punësuar punonjës të tjerë në sektorë të tjerë”, tha ai.

Veliaj ndër të tjera u shpreh se “ pagimi i këstit të tretë për ish- të përndjekurit politikë, për 665 dosje të tyre brenda vitit, tregon se ne mundëm të mbajmë premtimet tona”.

Minister-Lindita-Nikolla-Photo-by-Agim-Dobi-ATANga ana e saj, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj, e vuri theksin tek gjithpërfshirja, si shtylla kryesore e sistemit arsimor.

Inspektimi, nuk është vetëm një element i rëndësishëm i luftës kundër korrupsionit, por edhe një mjet për analiza dhe masa ndëshkuese. Transparenca dhe llogaridhënia është një standard që ka shoqëruar arsimin. Ne po ndërtojmë një sistem të shëndetshëm, janë larguar dy drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale, është arrestuar 1 drejtues i Zyrës Arsimore. Ne po riadresojmë organizimin e drejtimit arsimor edhe në nivel lokal. Ne po rrisim pagat e punonjësve të drejtorive arsimore bazuar mbi përfaqësues apo drejtorë të shkollës së mesme.
Sipas saj, ndërrimi i sistemit të meritës e rankimi për të gjithë punëkërkuesit në arsim është shumë e rëndësishme për arsimin shqiptar.

Më tej, ajo shtoi se “Mësues për Shqipërinë” dhe realizimi i testimeve në 12 qarqe është përgjigja jonë më e mirë për luftën ndaj korrupsionit, njësoj si me suksesin e maturës shtetërore.
“Procesi rigoroz i ligjshmërisë që ne ndërmorëm për Institucionet Publike dhe Private ishte një tjetër element ndaj luftës kundër korrupsionit. Pedagogët thonë që asnjëherë në 24 vite ne nuk kemi pasur një inspektim dhe kontroll të tillë”, nënvizoi Nikolla.

Nikolla u ndal gjatë fjalës së saj edhe tek transparenca duke shtuar se ‘ku ka transparencë dhe logaridhënie, korrupsioni e ka të pamundur të veprojë. Kemi realizuar 4 raportime publike mbi të vërteta të verifikueshme, të matshme, të dokumentuara shkollë për shkollë dhe emër për emër. Shkolla si qendër komunitare dhe kurrikula e re që edukon qytetarët në zbatim të ligjit, mundëson nisma që mësuesit, të rinjtë dhe komuniteti të jenë bashkë në nisma zhvillimi për vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button