☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.98 ▼0.33%
ARI 4,837 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,707 ▼ -1.03% ETH $2,317 ▼ -2.33% XRP $1.3542 ▼ -1.13% SOL $82.9600 ▼ -3.45%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,837 ▼0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,837 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Raunig: Nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig u shpreh sot se nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

raunig-622x3505Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, Raunig u shpreh se, strategjia kundër korrpsionit është me shumë rëndësi, por shtoi ai, strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura.

Sipas Ambasadorit Raunig, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është ende i lartë. Ambasadori Raunig theksoi se, nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin

Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar rryshfet. Ambasadori i OSBE u shpreh gjithashtu  se, do të nisë një projekt i ri për luftën ndaj korrupsionit

Në këtë Forum të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, Ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive.Forumi Kombetar kunder korrupsionit Foto Flori Abazi (1)

Ministrat do të raportojnë përpara qytetarëve shqiptarë dhe dialogojnë me ta, mbi aksionet e ndërmarra në 12 muajt e fundit si dhe reformat afatgjata të cilat po projektohen dhe që kanë si qëllim final shërbime më cilësore për qytetarët, një shtet të modernizuar dhe tërësisht transparent.

Përveç kryeministrit Rama dhe ministrave të qeverisë. Të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe Ambasadori Florian Raunig, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Përfaqësuese e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile etj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.