⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,954 ▲ +1.51% ETH $2,295 ▲ +1.79% XRP $1.2765 ▲ +1.99% SOL $93.0500 ▲ +1.22%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Antikorrupsioni, prioritet i Biden/ Në fokus kryesor është Ballkani, duhet nxitur demokracia

Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare, është një paralajmërim ky sipas eksperteve për aktorët e korruptuar në shkallë globale.
VOA thotë se ky veprim është pjesë e programit më të gjerë të presidentit Joe Biden për t’u angazhuar me botën dhe për të nxitur demokracinë. sipas Gary Kalman, Drejtor i Zyrës së Shteteve të Bashkuara për Organizatën Transparency International, me memorandumin që e konsideron luftën kundër korrupsionit një përparësi themelore, administrata e Presidentit Biden, po dërgon një mesazh të fortë.

“Shohim një interes real për t’u angazhuar dhe programi anti-korrupsion duket të jetë një përparësi për ta, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme”, thotë ai për Zërin e Amerikës. me këtë ide pajtohet edhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, sipas të cilit bëhet fjalë për një mesazh paralajmërues për shumë individë që përdorin praktika korruptive në gjithë botën, qofshin në qeveri ose jashtë tyre.

Në dokument thuhet se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”. Një nga qëllimet është të të ndihmohen përpjekjet antikorrupsion në pjesë të tjera të botës, përfshirë Ballkanin.

“Nuk mund të kesh qeverisje të mirë dhe demokraci të qëndrueshme liberale nëse nuk godet marrëdhëniet mes elitave politike dhe oligarkëve sepse kur krijohet një marrëdhënie shumë komode mes atyre me pushtet dhe atyre me para, është shumë e vështirë të krijosh një sistem që mbështetet tek rendi kushtetues dhe tek demokracia”, thotë ai. Në dokumentin e bërë publik të enjten, administrata Biden thotë se parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për qeverisje të përgjegjshme dhe transparente do të siguronin një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.