Ohajo, Amy Acton fiton garën për guvernatore ndaj Vivek Ramaswamy
Demokratja Amy Acton ka fituar garën për guvernatore të Ohajos, duke mundur republikanin Vivek Ramaswamy, sipas projeksioneve të CBS News.
Me këtë fitore, Acton bëhet demokratja e parë dhe gruaja e parë në dy dekada që fiton garën për guvernatore në këtë shtet.
Fitorja e saj shënon një rezultat të rëndësishëm politik në Ohajo, një shtet që në tri zgjedhjet e fundit presidenciale ka votuar për republikanin Donald Trump.
Gara u karakterizua nga një fushatë e ashpër, ku një prej episodeve më të debatueshme ishte një reklamë personale e fushatës së Ramaswamy kundër Acton, e cila përfshinte deklarata të nënës së saj.
Reklama u kritikua edhe nga figura republikane, përfshirë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, dhe guvernatorin aktual të Ohajos, Mike DeWine. Ndërsa Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e mbështetën publikisht atë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.