Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 18 June 2026
S&P 500 7,475 ▲0.75%
DOW 51,663 ▲0.33%
NASDAQ 26,271 ▲0.96%
NAFTA 73.06 ▼3.88%
ARI 4,268 ▼2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,777 ▼ -2.3% ETH $1,733 ▼ -1.38% XRP $1.1614 ▼ -3.28% SOL $70.9900 ▼ -2.07%
S&P 500 7,475 ▲0.75 % DOW 51,663 ▲0.33 % NASDAQ 26,271 ▲0.96 % NAFTA 73.06 ▼3.88 % ARI 4,268 ▼2.59 % S&P 500 7,475 ▲0.75 % DOW 51,663 ▲0.33 % NASDAQ 26,271 ▲0.96 % NAFTA 73.06 ▼3.88 % ARI 4,268 ▼2.59 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Apel për ndihmë: Hana 2 muajshe e gjysmë ka nevojë urgjente për shërim jashtë vendit

Një foshnje vetëm dy muaj e gjysmë po përballet me një betejë të vështirë për jetën.

Hana Shushnjaku është diagnostikuar me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rëndë të mëlçisë, të njohur si atresia e rrugëve biliare (Gallengangatresie).

Për shkak të kësaj sëmundjeje, rrugët biliare të foshnjës nuk janë të zhvilluara si duhet dhe mëlçia e saj nuk funksionon normalisht. Gjendja e Hanës po rëndohet çdo ditë e më shumë, duke e bërë jetike ndërhyrjen kirurgjike.

Familjarët ka bërë një apel publik për ndihmë, pasi ky lloj operacioni kompleks nuk mund të realizohet në Kosovë si pasojë e mungesës së kushteve dhe specialistëve. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi të bëhet urgjentisht në një klinikë të specializuar në Tübingen të Gjermanisë.

“Kostoja totale e trajtimit është rreth 70,000 euro, duke përfshirë operacionin, qëndrimin në spital dhe trajtimet pas operacionit. Ne si familje nuk mund t’i përballojmë këto shpenzime dhe kërkojmë ndihmën tuaj nga zemra,” shkruan mes të tjerash organizatori i GoFundMe.

Familja apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bashkatdhetarët dhe bizneset që të kontribuojnë sa të munden për t’i dhënë Hanës së vogël një shans për jetën.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirojnë të kontribuojnë për shërimin e Hanës së vogël, mund të dhurojnë mjetet e tyre drejtpërdrejt përmes platformës GoFundMe në linkun e mëposhtëm: https://www.gofundme.com/f/jede-spende-zahltshpres…

KËTU

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.