Politika

Apeli i ambasadorit Hoffmann: Shkoni dhe votoni! Zgjedhjet, test i rëndësishëm

Dy ditë para zgjedhjeve të 21 Qershorit, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann, ka apeluar ndaj shqiptarëve që të shkojnë e të votojnë për të zgjedhur atë që do të përfaqësojë interesat e tyre në nivel lokal, vitet e ardhshme.

“Zgjedhjet në një sistem demokratik janë shumë të rëndësishme, sepse qytetarët kanë kështu mundësinë të përcaktojnë se kush do të duhet të drejtojë fatet politike të vendit. Zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptare/ë mund të vendosin ditën e diel se kush do të përfaqësojë interesat e tyre në nivel lokal vitet e ardhshme”, është shprehur Hoffmann, në një deklaratë shtypi.

Sipas tij, “kjo është një mundësi për të bashkëformësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe shpresa ime është, që shumë shqiptarë të përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur”.

“Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv! Pikërisht në një vend, që është kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, zgjedhjet vëzhgohen me vëmendje të vecantë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, e për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ato të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore”, ka theksuar ambasadori gjerman, Hoffmann.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button