Kronika

Apeli lë të lirë presidentin e klubit Kastrioti, Alban Vogli

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë presidentin e Klubit të Kastriotit, Alban Vogli. Gjykata ka vendosur sot ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

29 – vjeçari akuzohet për rrahjen barbare ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica.

Për Voglin, Prokuroria ka ngritur akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Në bazë të hetimeve, shkak për këtë ngjarje kanë qënë shkrimet e gazetarit pas dhunës në ndeshjen Korabi -Kastrioti.

Sipas Eduard Ilnicës, ai u rrah pasi zbardhi dhe tha të vërtetën për atë çfarë ndodhi në stadiumin e Peshkopisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button