🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Apeli ‘rrëzon’ gjykatën e Durrësit, çon në burg baronin e drogës

Apeli i Durrësit ndryshon masën e sigurisë për Alket Hatinë duke vendosur arrest me burg.

Alket Hatia u lirua pak dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare te Durresit, pasi ishte arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali.

Të shtunën që shkoi (më 8 korrik), në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhej se Alket Hatija është dënuar në 30.09.2015 me 20 vite burg. Informacioni i policisë në lidhje me 45-vjeçarin bie në kundërshtim me gjykatën, që sipas saj ai e ka përfunduar dënimin. “Gjykata e Apelit/ Itali, me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015, ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’, parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6, 80/2 të Kodit Penal italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90”, thuhej në njoftimin për shtyp.

Alket Hatija akuzohet nga gjykata e Milanos në Itali se ka futur 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë në vitet 2002-2003 nga Shqipëria me një rrjet të superorganizuar (ngarkesa me vlerë 35 deri në 45 milionë euro).

Hetimet zbuluan se 45-vjeçari kishte arritur të bënte të paktën 59 “rrugë”. Pas arrestimit, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me 45-vjeçarin.

“La Sicilia” shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij.

“Aktiviteti i tij prej narkotrafikanti lulëzonte, aq sa në Shqipëri bënte një jetë luksoze. Ai kishte një vilë-bunker në qytetin e Beratit, e vëzhguar me kamera dhe truproja”, kështu e përshkruajnë mediat italiane Alket Hatijan.

Trafiku i droges

Mënyra sesi operonte baroni i drogës, ishte tepër e rafinuar. Sipas mediave, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë.

Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike. Zakonisht, për ngarkesat më të mëdha, i paraprinte udhëtimet e korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka të shkonte sipas planit.

E pikërisht në një nga këto raste, bëri edhe gabimin e tij të vetëm, duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Falë të dhënave të mbledhura në atë rast, shumë vite më vonë, të shtunën e 8 korrikut ai u arrestua.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.